21 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

Ec ma ndryshe: Institucionet t’i respektojnë parimet për administrim të qëndrueshëm të lumenjve në Prizren

“Ec ma ndryshe” përmes një komunikate për media thotë se parimet për administrim të qëndrueshëm të lumenjve të Komunës së Prizrenit nuk po respektohen në tërësi nga institucionet përgjegjëse. Si rezultat, lumenjtë e kësaj komune po përballen me ndotje dhe degradim.

“Sipas raportimeve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës zhvillimi industrial, urbanizimi, bujqësia intensive janë vetëm disa prej faktorëve që ndikojnë në ndotjen e ujërave, dhe se përkundër angazhimeve institucionale, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve ujore dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve, ende mbetet një nga format e degradimit të resurseve ujore”, thuhet në komunikatë.

Sipas organizatës “Ec ma ndryshe”, kjo Agjenci pohon se cilësia e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, vazhdon të jetë e ndikuar nga ndotja që vije si rezultat i shkarkimeve të ujërave urbane dhe industriale, hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave në lumenj, përdorimit të pesticideve dhe fertilizerëve në bujqësi si dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga shfrytëzimi i inerteve dhe ndërtimet ilegale.

“Në pasqyrën fillestare të cilësisë së ekosistemeve të publikuar kohë më parë në kuadër të “Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë-2017” të AMMK-së, figuron se lumi Drini i Bardhë (lokacioni matës Vërmicë) dhe lumi Toplluhë (lokacioni matës Piranë) kanë status ekologjik të varfër, derisa Lumbardhi (lokacioni matës Vlashnje) ka status ekologjik të moderuar”, thuhet në reagim.

“Ec ma ndryshe” thotë se në bazë të monitorimit në terren, lumenjtë e kësaj komune vazhdojnë të jenë të ndotura dhe të degraduara nga ndikimi i faktorit njeri. Shkarkimet e ujërave të zeza, hedhja e mbeturinave, sikurse edhe shfrytëzimi i pakontrolluar i inerteve vite më parë, janë vetëm disa elemente që çojnë kah konkluzioni se këto resurse ujore nuk kanë shfrytëzim të qëndrueshëm.

“Lidhur me këtë çështje, EC Ma Ndryshe ka kërkuar sqarime nga MMPH-ja si përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e të gjitha resurseve ujore të Kosovës, por si përgjigje ka marrë vetëm linqet e disa raporteve të publikuara vite më parë, derisa nuk është përgjigjur fare rreth masave të parapara për përmirësimin e gjendjes në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë. Ndërkaq Komuna e Prizrenit, lidhur me masat e ndërmarra për mbrojtjen e lumenjve, ka njoftuar se:

“Është bërë mirëmbajtja e rregullt e Lumbardhit brenda zonës urbane të qytetit”. Në zonën jo urbane Komuna nuk mund të ndërmarrë asgjë, pasi që ajo është nën kompetencë të MMPH-së”. Megjithëkëtë në territorin e Komunës së Prizrenit është në realizim e sipër projekti për ndërtimin e kolektorit dhe të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, një bashkëfinancim mes KfW-së gjermane, MMPH-së dhe Komunës së Prizrenit. Ndërsa aktivistët mjedisorë e peshkatarët e kësaj komune herë pas here kanë reaguar për ndotjen e degradimin e lumenjve, duke kërkuar zbatimin e masave adekuate nga organet përgjegjëse. Marrë parasysh gjendjen aktuale të lumenjve në Komunën e Prizrenit, EC Ma Ndryshe rekomandon institucionet që në përputhje me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës t’i zbatojnë parimet dhe masat për mbrojtjen e tyre, pastaj të parandalojnë e pengojnë ndotjen e degradimin e tyre, sikurse edhe të kujdesen që të vihen para drejtësisë të gjithë ata që shkaktojnë apo lejojnë ndotjen e degradimin e lumenjve”, përfundon komunikata.

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova humbë 600 milionë euro nga mosmbajtja e dasmave, pritet që nga java tjetër të lejohen ato

Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë më së rëndi ka ndikuar në sektorin e hotelerisë. Kjo, pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e përkohshme...

Vetëm aktorët e Prizrenit pa paga (VIDEO)

Pandemia veç që i ka lënë pa aktivitete aktorët e teatrit të Prizrenit i ka lënë edhe pa paga tash e dy muaj. Fajet për...

SER: Gareth Bale është i Tottenhamit

Përfundon gjithçka. Gareth Bale do të luajë në Tottenham sezonin tjetër në formë huazimi nga Madridi. Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real...

Objekti i Qeverisë së Kosovës mbulohet me flamurin e ShBA-së

Në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit, objekti i Qeverisë së Kosovë është mbuluar me flamurin amerikan. Këtë e njoftoi kryeministri, Avdullah Hoti...

Një ekip i tretë anglez futet në garë për Rashicën

Milot Rashica vazhdon të zgjojë interesim nga Premierliga.Ylli kosovar i Werder Bremen është ende në qendër të spekulimeve në lidhje me një largim të...

Kosova synon më shumë se një medalje në Tokio

Historike ishte pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat e kaluara Olimpike, që u mbajtën në vitin 2016. Në Rio të Brazilit u arrit suksesi më i...

Haskuka viziton fermerët të cilët kanë përfituar subvencione

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë vizituar njërin nga...

Neymar shërohet nga COVID-19, ky është postimi i tij

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka deklaruar se është “super i lumtur” që është testuat negativ për COVID-19. “Jam kthyer në stërvitje, super i lumtur,...

4 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe viktima të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19. Kështu kanë bërë...

Parashikimi i ri i Bill Gates për pandeminë, ja kur përfundon sipas tij

Parashikim pesimist nga themeluesi i Microsoft, Bill Gates lidhur me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë për italianen “La Stampa”, ai thotë se nëse nuk...

Mësuesi humbi jetën nga Covid/ Ja si e përjetojnë kolegët dhe nxënësit e tij ndarjen

“Duhet të mësojmë që të bëhemi dikush në jetë. “Këshilla që na jepte gjithmonë të bëhemi dikush në jetë”. “Të punojmë që të ecim...

Kryeshefii i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit të akuzar për korrupsion kërkojnë hudhjen e aktakuzës, thonë se është ngritur për motive politike

Në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, kryeshefi ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe...

Hekurudha Prishtinë-Durrës

Seremb J. Gjergji Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zotuar €2 miliard e €5 milion euro për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Prizren-Durrës. Kurse, marrëveshja në Uashingtonit Kosovë-Serbi...

Aksident me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë, vdes një i ri, lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sonte, në rrugën Prizren –...

Tentim vrasje në Prizren

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prizren. Viktima ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me veture një person ka shtënë me...

Sapo nisi shkolla/ Covid prek nxënësit, disa të infektuar

gTre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19. BalkanWeb raporton se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë...

Lajmet e Fundit

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...

SER: Gareth Bale është i Tottenhamit

Përfundon gjithçka. Gareth Bale do të luajë në Tottenham sezonin tjetër në formë huazimi nga Madridi. Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real...

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca...