18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Ende nuk është zbardhur se si ndodhi vdekja e dy të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Muaji që lamë pas doli të jetë tragjik për dy të rinjtë nga Suhareka, Arianit Bytyqin e Gentrit Gallopenin.

Ata humbën jetën pasi ranë në humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan lajmi.net.

Arianit Bytyqi, 26 vjeçar e Gentrit Gallopeni 20 vjeçar ishin punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”, dhe në momentin tragjik të dy ata ishin në orar të punës.

Sipas versionit të Policisë së Kosovës, në momentin që viktimat kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Ndalimi i tyre në autostradë ishte bërë me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat.

Pas kësaj rasti ishte marrë në dorë nga Prokuroria e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda.

Tash tri javë pas ngjarjes, kjo prokurori ende nuk ka arritur në konkludimet e para se si erdhi deri tek momenti kritik.

Fitore Mehmeti, zëdhënëse në prokurorinë e Prizrenit, ka thënë se kjo e fundit është ende në mbledhjen e provave dhe fazën e hetimit.

Sipas tyre, për rastin në fjalë do të veprohet konform dispozitave ligjore.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin në fjalë ende jemi në fazën e hetimit dhe të grumbullimit të provave dhe informacioneve të nevojshme. Andaj, për rastin në fjalë Prokuroria do të veproj konform dispozitave ligjore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sidoqoftë, lajmi.net nga ky rast ka mësuar se kompania “Sharr Travel”, pjesë e së cilës kishin qenë viktimat, u ka ofruar asistencë sociale familjeve Bytyqi e Gallopeni.

Ndonëse nuk dihet shuma e saktë e ndihmës që u është ofruar familjeve, nga kjo kompani kanë thënë për lajmi.net se do t’u qëndrojnë edhe më tutje afër në të gjitha aspektet për t’i mbështetur qoftë edhe financiarisht.

E ndonëse ende nuk janë zbardhur rrethanat e rastit, fillimisht i pari nga ura dyshohet të ketë rënë Gentrit Gallopeni.

Kurse në përpjekje për t’i dalë në ndihmë kolegut në të njëjtin vend kishte pësuar edhe Arianit Bytyqi.

Rasti kishte ndodhur më 29 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan.

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit