16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Erdogan: Vaksinën që do ta prodhojë Turqia do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha se vaksinat e zhvilluara duhet të jenë të disponueshme dhe të ndara nga i gjithë njerëzimi, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese.

Erdo?an përmes video-konferencës mori pjesë në Samitin G20, që aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të samitit, presidenti turk kujtoi faktin se epidemia e koronavirusit vazhdon të kërcënojë të gjithë njerëzimin dhe tha se ata që ndodhen në të njëjtën anije ndajnë të njëjtin fat.

Duke theksuar se nuk është e mundur të luftohet pandemia pa bashkëpunim dhe solidaritet, Erdo?an tha se bota, veçanërisht vendet e zhvilluara, nuk e kaluan testin e ndihmës dhe solidaritetit gjatë procesit të pandemisë.

Sipas tij, vendet e dobëta ekonomikisht gjatë pandemisë praktikisht janë lënë të vetmuara.

“Në këtë kontekst, Turqia ka siguruar ndihmë për 156 vende dhe 9 organizata ndërkombëtare. Duke siguruar mbështetje për 15 vende anëtare të G20, ne kemi siguruar gjithashtu licenca blerjeje dhe eksporti nga vendi ynë”, tha Erdo?an.

Ai theksoi se ishte shumë i kënaqur për të marrë lajme inkurajuese në lidhje me vaksinën e bërë nga dy shkencëtarë me origjinë turke në Gjermani.

“Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan./AA/Top Channel.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit