30.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Fahrije Hoti s’do ndihmë përkundër zjarrit që kaploi “Krushën”, i preokupon fati i të pagjeturve

Javën e kaluar një incident ka ndërprerë punën e grave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”. Një pjesë e fabrikës së tyre ishte kapluar nga zjarri. Përkundër kësaj, vullneti i tyre ishte i madh për të vazhduar prodhimin e produkteve të tyre, sa nuk pranuan as ndihma nga shumë qytetarë të Kosovës.

Për të diskutuar për këtë, punën e kooperativës, prodhimtarinë, sfidat, përkrahjen e institucioneve karshi tyre, viktimat e Krushës dhe të pagjeturit, e ftuar për këtë javë në intervistën 45/45 në KosovaPress, ishte drejtoresha e Kooperativës bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti.

Hoti tregon në detaje incidentin dhe mënyrën si e ka kapluar zjarri fabrikën e tyre, teksa thotë se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.

“Gjatë kohës së zierjes së ajvarit ka dal një aksident, ka marrë kallje fabrika. Kur e kanë pa punëtorët veç tym e flakë, por fatbardhësisht momentet kur e kanë pa tymin qytetarët e Krushës e kanë fikur për pak orë. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Jemi në fluksin e prodhimit, në pjesën e përpunimit të ajvarit dhe pak me vështirësi e kemi marrë vetën. Motivi i grave ka qenë aq i fort sa pas shuarjes së zjarrit kanë filluar me punë. Jashtëzakonisht shumë na ka penguar, tash sa kemi qenë në atë fazën e përpunimit të ajvarit dhe na ka stagnuar. Ka qenë pak ma e keqe që konsumatorët që vijnë vite me radhë kanë pas mungesë të ajvarit dhe s’kemi pas mundësi me u furnizuar me ajvar”,thotë ajo.

Duke folur për refuzimin e ndihmave që iu kishin ofruar për të rindërtuar njërën pjesë të fabrikës, Hoti thotë se ndihma ma e madhe që ka marrë është shpëtimi i punëtoreve që ishin duke punuar në atë kohë.

“Në moment prej stresit dhe prej asaj kur e pash që gratë kanë shpëtuar dhe vetëm objekti është dëmtuar, kam thanë nuk dua ndihmë. Kam marrë vendimin që nuk dua ndihmë, pasi ndihma ma e madhe prej Zotit ka qenë që më kanë shpëtuar punëtoret. Po mandej të nesërmen e kam pa që edhe një pjesë e fabrikës që është djegur e ka pas vlerën e madhe. Boll qytetarët e Kosovës e kanë ndihmuar kooperativën, kanë ble produktet tona, kanë konsumuar dhe unë jam falënderues. Sa i përket dëmit që ka ndodhur ajo është më shumë obligim i Qeverisë së Kosovës se sa i qytetarëve”, thotë ajo.

Hoti foli edhe për punën e Kooperativës, stafin, eksportin e produkteve të tyre në vende të ndryshme evropiane dhe ndihmën e institucioneve karshi tyre.

“Shtetet jashtë Kosovës që merren me eksport e kemi kryesisht Zvicrën, Gjermaninë, këtë vit kemi marrëveshje me Austrinë, Suedinë, Italinë por jemi në bisedime edhe me SHBA-në. Gratë e Krushës nuk janë kanë veç gra, por kanë qenë edhe burra që janë munduar prej hiçit me bërë diçka me mbajt familjen me mbijetu. Me kalu dhimbjen, vuajtjen. Unë shumë herë e kam thanë që kjo Kooperativë është themeluar me lot dhe gjak. Këtë vit kemi aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë shpresoj që do të na përkrahin, kemi bërë zgjidhje edhe të objektit, por të ardhmen besoj që nuk do të na refuzojnë, besoj që do të na ndihmojë Ministria edhe pse s’kemi aplikuar prej vitit 2005, kemi aplikuar në vitin në vitin 2008-2010 kemi marrë nga një mikrogram të vogël, shpresoj që ardhmen të na dalin në ndihmë pak më tepër”, deklaron drejtoresha Hoti.

Përveç punës së tyre, Hoti shprehu dhimbjen që kanë për personat e pagjetur në Krushë dhe neglizhencës e shtetit në këtë drejtim.

“Në Krushë janë mbi 200 njerëz të vrarë dhe 64 të pagjetur. Jemi mbi 140 gra të veja të moshës së ndryshme dhe një numër i madh i fëmijëve pa prind. Ajo që më shumë na preokupon në këtë kohë është fati i personave të pagjetur. Veç kanë kaluar njëzet vite, neve familjarëve me plotë kuptim them që asgjë s’është bërë për ta, as për familjet e personave të pagjetur, asgjë s’kanë bërë. Janë 20 vite që neve familjarëve na mungojnë personat e pagjetur, ndoshta nuk janë të prekur indirekt. Ne flemë dhe qohemi që të marrim një lajm pavarësisht, ose një adresë që familjarët të kenë dijeni për varrin ose një informacion të saktë ku është varri i familjarit të vet”, thotë Hoti.

Sipas saj nuk është bërë trysni ndaj Beogradit.

“Unë e vlerësoj që njëzet vjet lufta nuk është bërë trysni ndaj Beogradit për gjetjen e personave të pagjetur. Me plot kuptimin e fjalës them që asgjë nuk është bërë. Unë kisha kërkuar nga institucionet e Kosovës që mos të shkojnë vet të përfaqësojnë personat e pagjetur në dialog me Serbinë, por të marrin familjarin me veti se ku janë personat e pagjetur, të kërkohet kërkim falja dhe të kthehet dëmi që është bërë”, thotë Hoti./kosovapress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Numri i vdekjeve në total ka shkuar në...

Fatmir Limaj përkujton Tahir Sinanin: Ishte atdhetar i pashoq

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij nga Tropoja Tahir Sinanin. Limaj tha se nuk kishte më krenari që në rrugëtimin...

107 vjet nga Konferenca e Londrës

107 vjet më parë përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Konferenca e Ambasadorëve...

Suharekë, policia konfiskon dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe 29 fishekë të kalibrave të ndryshëm, gjatë kontrollimit të një shtëpie, raporton...

Sindikata e Infermierëve dhe Mamive protestojnë nesër, kërkojnë pagë më të lartë për ndrrimin e natës

Nesër, Sindikata e Infermierëve dhe Mamive tjerë Shëndetësor me një protestë simbolike do t’i kërkojnë Qeverisë së Kosovës rritjen e pagesës së ndrrimëve të...

Haxhi Shala: E refuzova postin e ministrit, për të votuar Qeverinë Hoti

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka treguar arsyen e daljes nga Nisma Socialdemokrate. Në emisionin Sonte në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti...

Haskuka akuzon Qeverinë: Është joserioze që nga mediat të informohemi për masat kundër COVID-19

Kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka ka kritikuar qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me COVID-19. Haskuka ka thënë se është shumë joserioze dhe...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...

IKSHPK vjen me një lajmërim të rëndësishëm për situatën me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i Pandemisë janë infektuar me COVID-19, 756 profesionistë shëndetësorë. Nga...

Vendime drastike të Qeverisë për aktivitetet kulturore e sportive: Mësoni ndryshimet

Nga nesër në vendin tonë, Qeveria ndalon aktivitetet rekreative kulturore sportive në ambiente të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës...

Prishtina fiton Kupën e Kosovës – Ballkani mbetet pa Europë dhe pa trofe këtë sezon

FC Prishtina ka fituar kupën e Kosovës në futboll duke e mposhtur në finale befasinë e edicionit të sivjetmë, KF Ballkani Skuadra suharekase ishte hijeshia...

Rishikimi i buxhetit – u tha se do të miratohet këtë javë, ende nuk dihet se kur do të shkojë në Kuvend

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin...

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve. E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit...

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19. Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që...

Arsenali fiton FA Kupën

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1. Ekipi...

Kthimi i mergimtarit në Atdhe

Shkruan: Avdi Ibrahimi Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, ngase pushtuesi jugosllavë-serbë nuk i la derë tjetër, por, Nëna dhe...

Lajmet e Fundit

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...