16.8 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Fjalimi i plotë i Kurtit në Mynih, ku tha se Serbia duhet të çlirohet nga Kosova

Në kuadër të Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, të premten u zhvillua një debat për Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë liderë të rajonit.

Kryeministri i Kosovës, duke marrë pjesë në debat, ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë; mirëpo Kosova duhet t’i ketë parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar.

Sipas tij, 1) nuk ka marrëveshje pa dialog, 2) nuk ka dialog me harta, dhe 3) pa presidentë rreth hartave.

“Unë besoj se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE-ja dhe ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në fushën e drejtësisë dhe krijimit të vendeve të punës. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është e rëndësisë së madhe për demokratizimin e vendit”.

“Ne besojmë se BE mund të na ndihmojë me eksperiencën e saj e posaçërisht Gjermania. Ne e konsiderojmë si ngjarje shumë fatkeqe deklarimin e presidentit Junker në vitin 2014, kur ai tha se nuk do të ketë zgjerim të BE-së sepse kjo solli tri rreziqe të mëdha. Dy përpjekje puqesh: Njëri në Mal të Zi dhe tjetri në Maqedoni dhe gjithashtu projektin për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti, njofton Klan Kosova.

“Ne i kemi pasur këto tri rreziqe për shkak të mungesës së vizionit për zgjerimin e BE-së. Unë e kuptoj se reformat janë të nevojshme, por ato janë të nevojshme edhe përbrenda BE-së. Unë besoj se Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet BE-së në të njëjtën kohë, nuk ka mënyrë tjetër”.

Kurti ka thënë se duhet të punohet në atë drejtim që gjashtë shtetet e Ballkanit t’i bashkohen BE-së në të njëjtën kohë.

“Kjo ideja e Mini-Shengenit nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë”.

“Njëjtë sikurse Plani Marshall, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një Mini-Marshall Plan për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

“Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 1) s’ka marrëveshje pa dialog, 2) s’ka dialog me harta, dhe 3) pa presidentë rreth hartave”.

“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, tha Kurti.

- Advertisement -

Më Shumë

Trump thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok

Trump thotë se do të ndalojë qasjen në aplikacionin TikTok – që është në pronësi të një kompanie kineze – me gjasë më 1...

Vetëvendosje bëhet me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin. Albulena Haxhiu, nënkryetare e kësaj partie, ka thënë në Info Magazine në...

Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun: Një letër pa adresë

Nga Hysë Shkreli /Shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun. Shkrimi gjendet në monografinë "BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës" (2015)./  I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu, Na thanë se...

Jones siguron veshët para meçit kundër Tysonit

Roy Jones Jr raportohet se i ka siguruar veshët e tij para meçit të shumëpritur kundër Mike Tysonit në shtator, shkaku i shqetësimeve se...

I pastrehu përlot botën: Zakonisht gjumin e bëj në rrugë, ndërsa tani…

Rrugë të shkreta, njerëz pa shtëpi, qindra viktima e mijëra persona të lënduar, kjo është panorama e këtyre ditëve në kryeqytetin libanez Bejrut. Situata kaotike...

13 të vdekur nga COVID-19 që nga dje

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

9 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK...

Haskuka: Situata me menaxhimin e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar lidhur më situatën aktuale të menaxhimit të pandemisë. Ai ka thënë se situata ka dalë  jashtë kontrollit dhe...

Policia dhe Inspektoriati me aksion në Zhur, për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid

Vendosja e maskës është bërë obligative tash e sa javë në vendin tonë, për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë COVID-19. Derisa, për të gjithë...

Familja Beqiri nga Dragashi në hall me sëmundje dhe skamje (VIDEO)

Një familje nga Dragashi nuk po ka mundësi që ta dërgojë për shërim jashtë vendit anëtarin e vet 14 vjeçar. Ai vuan nga deformimi i...

Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen katër ndeshje, tri prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e parë, ndërsa Inter dhe Getafe do...

LAJMI I FUNDIT: Vdes nga COVID-19 vëllai i Kryetarit të Rahovecit

Vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka...

Immobile, golashënuesi më i mirë në Evropë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vendosur të bashkohet me një klub ekskluziv si lojtari me më së shumti gola të shënuar në Evropë...

Tri pozat ku Genesis duket ‘shpërthyese’

Genesis Lopez është një nga femrat më seksi të Instagramit. Ajo së fundmi në këtë rrjet social ka hedhur tri fotografi ku ka mahnitur me...

24 aksidente trafiku me të lënduar brenda një dite

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente trafiku me dëme materiale. Në statistikat e...

Lajmet e Fundit

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë, “Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë pikë opinionet...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...