21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Flet Lutfi Çollaku që iu sulmua furra në Serbi: S’kam pasë telashe me askënd

Lutfi Çollaku nga Prizreni është pronar i furrës “Banat Çollaku” në qytetin Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës, që mbrëmë iu sulmua lokali.

Derisa ende nuk dihen motivet e sulmit, nëse ishin ose jo etnike, Çollaku thotë se nuk ka pasë asnjëherë telashe me dikë, njofton Klan Kosova.

Ai për një medium lokal tha se ishte duke punuar edhe në mesnatë kur dëgjoi thyerjen e xhamit në derën e lokalit.

“Sulmi ndodhi derisa isha duke punuar mbrëmë rreth orës 00:30. Ndihem normal dhe nuk kam asnjë telash me dikë. Pas sulmit erdhi policia. Këtu jetoj bashkë me familjen time dhe familjet e të punësuarve të furrës”, ka thënë ai për “Belocrkvanske Novosti”.

Po ashtu, edhe fqinjët e tij thanë se kurrë s’kanë pasë problem me Lutfiun dhe se kanë qenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij.

Ndonëse, në Serbi ka pasë më herët sulme të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.

Më Shumë

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

Lajmet e Fundit