14.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Gati për votim “Qeveria e Dialogut”

Qeveria e re do të votohet në fillim të kësaj jave, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, dekretimi i Avdullah Hotit nga presidenti është në përputhje me aktin më të lartë. Por, LDK-ja ende nuk e ka prezantuar marrëveshjen me Listën Serbe, as emrat e anëtarëve të kabinetit qeverisës.

Ndërkaq, detyra kryesore që i përshkruhet kësaj qeverie është heqja e pengesave në funksion të rinisjes së dialogut me Serbinë dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare. Sipas paralajmërimeve të Hotit, një nga vendimet e para do të jetë shfuqizimi i vendimeve të fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti.

Në prag të seancës për votimin e Qeverisë së re, LDK-ja vazhdon t’i mbajë sekretë emrat e propozuar për ministri, si dhe marrëveshjen me Listën Serbe. Kryetari i këtij subjekti ka thënë të dielën se emrat do të publikohen pasi të diskutohen në mbledhjen e kryesisë, e cila do të mbahet të hënën.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një bisedë telefonike me “Kohën”, ka refuzuar të flasë për emra, vetëm ka thënë se krahas kryeministrit, kjo parti do ta ketë edhe një zëvendëskryeministër si dhe shtatë ministri. Por, numri i ministrive mund t’i zvogëlohet, nëse AKR-ja vendos t’i bashkohet qeverisë. Mustafa është shprehur i bindur se i kanë votat e domosdoshme për votimin e qeverisë Hoti.

“Ne jemi të bindur që votat janë për qeverinë. Janë mbi 61 vota që janë të sigurta, nga AAK-ja, Nisma, AKR-ja dhe subjektet parlamentare joshumicë, atë problem nuk e kemi fare. Sa i përket kabinetit, nuk kemi diskutuar për asnjë emër konkretisht dhe zyrtarisht. Nuk mund t’i diskutojmë zyrtarisht emrat nëse nuk ulemi në kryesi”, ka thënë Mustafa.

Por burime të “Kohës”, të afërta me këto zhvillime, thonë se emrat e mundshëm të kabinetit qeveritar nga radhët e LDK-së, të diskutuar deri më tani janë: Driton Selmanaj (Zëvendëskryeministër), Hykmete Bajrami (Ministre e Financave), Vlora Dumoshi, (Ministre e Kulturës), Agim Veliu (Ministër i Punëve të Brendshme), Arban Abrashi (Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit), Armend Zemaj (Ministër i Bujqësisë), Besian Mustafa (Ministër i Integrimeve Evropiane), Anton Quni (Ministër i Mbrojtjes).

Deri më tani, vetëm AAK-ja i ka bërë publikë emrat për kabinetin Hoti. Besnik Tahiri është propozuar për postin e Zëvendëskryeministrit, Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme, Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë, Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ramë Lika – Ministër i Arsimit. Ndërkaq, Nisma ka thënë se do t’i bëjë publikë emrat e ministrave, pasi të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses.

Sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe, sipas Mustafës, ajo nuk përmban ndonjë kërkesë specifike dhe se do të bëhet publike vetëm pasi të dakordohet me subjektin që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Më Shumë

Para katër muajsh ia kishte vrarë qenin në Dragash, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Një shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë...

COVID-19: Arrestohen 11 persona në Prizren

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Prizren, për mosrespektim të orës policore, e cila është vendosur për shkak shpërthimit të pandemisë COVID-19. Dy prej të arrestuarve...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...

Mbi 13 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

E diela ishte dita me numrin më të lartë të infektimeve me koronavirus në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mbi 230 mijë rastesh...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Tayna thekson linjat trupore duke pozuar nga plazhi

Këngëtarja kosovare Tayna, sot ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar linjat e saj trupore. Në këtë mot të...

Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...

Basketbollistja dhe modelja e njohur e ‘ekzagjeron’ me foton e fundit

Valentina Vignali modelja italiane, njëkohësisht lojtarë basketbolli profesioniste, vazhdon të tregojë në rrjetet sociale hiret e saj. Ajo tashmë numëron mbi 2 milion ndjekës të...

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Qyteti antik i jugut, ndërron emrin

Së shpejti, do të jetë Dimali. Propozimi pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, për ndryshimin e emrit, që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë...

Hidhet shorti deri në finalen e Champions, rruga e ‘ferrit’ për në Lisbonë

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Vdes e bija e Nelson Mandelë

Zindzi Mandela, vajza e ikonave të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandelës, ka vdekur, njoftoi televizioni publik SABC. Ajo...

Ministria e Financave me njoftim për përfituesit e pakos emergjente

Pas miratimit në lexim të parë të projektbuxhetin, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar përfituesit e pakos emergjente se sapo të votohet në...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Lajmet e Fundit

Prizreni mundëson pagesën me këste të taksës administrative për lejet ndërtimore

Kërkesa e komunitetit të biznesit që merret me ndërtim të lartë në Prizren për mundësimin e pagesës me këste të taksës administrative për lëshimin...

Lajm i mirë: Vaksina amerikane rezulton e suksesshme dhe pa efekte anësore në 45 vullnetarë

Vaksina eksperimentale e firmës farmaceutike, Moderna, për COVID-19 tregoi se ishte e sigurt dhe provokoi përgjigje imune në të 45 vullnetarët e shëndetshëm në...

Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të...

Prizren, mungon prokurori, shtyhet gjykimi ndaj policit kufitar

Të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin kundër polici kufitar, Avni Ajdini, i akuzuar për keqpërdorim...

“Diçka po më vret”/ Blogerja shtatzënë vdes tragjikisht bashkë me të birin, pasi paralajmëroi fansat

Vlogerja e njohur në Youtube Nicole Thea ka vdekur bashkë me fëmijën që mbante në bark si pasojë e një ataku në zemër, kanë...