19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Ky objekt pasqyron identitetin tonë kombëtar dhe kulturor në vend .

Ky monument konsiderohet të jetë simboli i qytetit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës.

Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike.

Ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit.

Fillet e saj, i gjejmë në periudhën e parë të qytetërimit të këtij rajoni, në parahistori, me një zhvillim të vazhdueshëm në periudhën Bizantine dhe Osmane.

Në periudhën e pushtimit Osman, Kalaja zgjerohet për të përforcuar dhe ndërtuar muret e saj, dhe të pasurohet me objekte të tjera të fushave të ndryshme si Hamame dhe Xhami.

Po ashtu, ky objekt ka shërbyer edhe për nevoja ushtarake.

Në aspektin ndërtimor, Kalaja është ndarë në 3 komplekse:
1. Qyteti i Epërm – Akropoli.
2. Qyteti i poshtëm dhe 3. Qyteti Jugor.

Në fillim, ky objekt është përdorur ekskluzivisht si kala deri më 1912.

Kalaja e Prizrenit, në vete ngërthen një pjesë të rëndësishme të historisë tonë në përgjithësi. Pozita e saj gjeografike, pozicioni i saj dominues mbi qytetin, peizazhi natyror shumë tërheqës, dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaftë mirë, e bëjnë këtë objekt shumë voluminoz dhe me vlera të padiskutueshme historike, turistike dhe arkeologjike.

Si përfundim mund të themi se Kalaja e Prizrenit është ndër pikat më interesante për hulumtime historike dhe kulturore në vend.

Në vitin 2008, është bërë restaurimi dhe konservimi i Kalasë, me ç’rast i ka hapur dyert e saj për promovimin e vlerave historike, turizmit kulturor, vlerave ndërfetare dhe artitekturale në territorin e Kosovës.

/ARGJIRA  UKIMERI – MA.SC.PEDAGOGE/

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit