22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Gjykata Speciale fton edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe TMK-së, Selim Krasniqi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që çdo veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”, tregon Krasniqi.

“Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë”, shkruan “PrizrenPress”.

Para shtatë vitesh, Krasniqi ka qenë i dënuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

“Kam qenë i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këtë jo pse patën fakte, por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejtë dhe në shërbim të qytetarëve tanë”.

“Kisha nderin që isha bashkëluftëtar i Fehmiut e Xhevës, Mujës e Ganiut, Ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shumë e shumë të rënëve për liri”.

“Do të jem deri në vdekje luftëtar i Kombit tim”.

“Turpi do bie mbi ata që e formuan këtë gjykatë të padrejtë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit, përveç zgjedhjeve për Kuvend, mund të votojnë edhe në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit