24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Haskuka i jep përkrahje Drejtorisë së Arsimit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se nuk do ta miratojë kërkesën e opozitarëve për shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Arsimit.

Në të njëjtën kohë, ka theksuar se është i kënaqur me punën e saj dhe se do ta mbështesë tutje, raporton KOHA.

Me këtë rast, Haskuka ka shprehur keqardhje për fjalorin e këshilltarëve të KK-së në raport me drejtoreshën në fjalë.

me të vërtetë unë shpreh keqardhjen time personale, por edhe për gjithë qytetarët e Prizrenit për nivelin dhe për fjalorin e asamblistëve ndaj drejtoreshës dhe kërkesat e tyre të ndryshme. Unë jam shumë i kënaqur me punën e saj, dhe do ta mbështes deri në fund në punën që e bën. Është duke e bërë punën me përkushtim dhe me standarde më të larta morale”, ka thënë Haskuka.

Tutje ka shtuar se çdo institucion ka nevojë për kritikë, por se ajo duhet të jetë e bazuar në mënyrë që të jetë ndihmesë për rregullimin e gjendjes.

“Dje nëse shikojmë pikat që janë ngrit nuk ka pas asnjë çështje lidhur me faktet, por vetëm çështje personale, individuale, dhe fyerje, prandaj shpreh keqardhjen time, se Prizreni nuk e meriton asi fjalori edhe niveli që u paraqit në Asamblenë Komunale”, ka shtuar ai.

anën tjetër, drejtoresha Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka paraqitur të martën të arriturat dhe sfidat në arsimin parauniversitar në Prizren, të radhitura sipas prioriteteve të këtij dikasteri.

“Pra prioritetet e DKA-së janë: siguria, pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja, cilësia, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, aktivitetet jashtëmësimore, kultura dhe mjedisi”, ka thënë Thaçi – Vezgishi.

Kuvendarët opozitarë të hënën në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës ngritën shqetësimin për gjendjen në arsimin e Prizrenit, duke akuzuar partinë në pushtet për ndërhyrje politike dhe shkelje ligjore. Madje, disa prej tyre kërkuan edhe shkarkimin e drejtoreshës së Arsimit, sikurse edhe hetimin e shkeljeve ligjore nga organet e drejtësisë.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Lajmet e Fundit