Skënder Susuri rikthehet në Drejtorinë e Arsimit në Prizren

Skënder Susuri është rikthyer në Drejtorinë e Arsimit në Prizren.

Jo në postin që e ka pasur.

Ai është caktuar koordinator dhe mbikëqyrës i projekteve në këtë drejtori .

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Susuri është dërguar në këtë post me vendim të tij.

“Susuri do të merret me koordinimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të cilat i kemi me organizatat e shoqërisë civile”, tha Haskuka, shkruan “PrizrenPress”.

Skënder Susuri ka qenë drejtor i Arsimit në Prizren.

Ai, pati dhënë dorëheqje pas prishjes së raporteve me partinë e tij, Nismën Socialdemokrate./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit