21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Haxhi Avdyli kërkon Komision hetimor për lejet e hidrocentraleve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avduli ka iniciuar kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës. Në një paraqitje para mediave, Avdyli tha se në kohë pandemie mjedisi është lënë anash.

Avdyli tha se ky komision në mënyrë të veçantë do të adresojë shkeljet eventuale ligjore procedurale në dhënien e lejeve të ministrive të linjës dhe autoriteteve të tjera për operimin e hidrocentraleve.

Për këtë iniciativë, deputeti i LDK-së tha se ka marrë përkrahjen e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ndërsa ka kërkuar mbështetje edhe nga GP i LDK në të cilën bën pjesë por që raportet me partinë e tij nuk janë më të mira për shkak të kundërshtimeve ndaj Qeverisë Hoti, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Lajmet e Fundit