“Edhe nëse votohet buxheti, 170 eurot nuk mund të paguhen pa u krijuar baza ligjore”

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të miratohet në lexim të dytë rishikimi i buxhetit.

Vëmendja kryesore e qytetarëve sa i përket këtij buxheti janë 170 eurot e destinuara për pagat e punëtorëve në bizneset që janë prekur nga pandemia, shkruan lajmi.net.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit ish-ministër i Financave, ka thënë se kjo shumë nuk do të paguhet deri sa të krijohet baza ligjore.

Ai ka thënë se faturën në këtë aspekt po e paguajnë pensionistët, komunitetet dhe

“Ato 170 euro nuk munden me u pagu pa u kriju baza legale. Faturën e paguajtën bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat. Faturën e paguajtën pensionistët dhe komunitetet. Ne deklaruam që do ta përkrahim buxhetin pa kushte. I propozuam disa amandamente, mirëpo pjesa dërrmuese nuk u morën në konsideratë”, ka thënë ai.

Kundër rishikimit të buxhetit ka dalë Vetëvendosje, teksa pas përfundimit të diskutimeve pritet të hidhet në votim.

Më Shumë

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Lajmet e Fundit