22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Hoti dhuron libra për nxënësit fitues të Skenderajt dhe Drenasit

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, nesër pritet të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve bëhet në Shtëpinë e Kulturës në Drenas, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu, nesër nga ora 14:00 Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve bëhet në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Lajmet e Fundit