16.7 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Hyrja në muze, falas për të gjithë turistët

Gjirokastra është qyteti i traditës, shijes dhe historisë. Gjirokastra nuk është vetëm e shqiptarëve dhe e gjirokastritëve, por një pasuri botërore që duhet shijuar në radhë të parë nga shqiptarët.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë me dije se paketat turistike këtë sezon turistik do të përfshijnë hyrjen në muze pa pagesë për ata që zgjedhin Gjirokastrën për të kaluar pushimet apo një fundjavë.

“Flasim për një qytet që si pasuri botërore që shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik ka turizmin. Në këtë sezon prisnim pikun, në maj qershor është piku në Gjirokastër dhe mbi 80% e turistëve që vijnë dhe qëndrojnë në Gjirokastër janë të huaj. Është gjithë lugina e Drinos një pasuri më vete, ku veç se shijohet historia, trashëgimi, kulturë, çdo shtëpi në Gjirokastër është një muze më vete, kalaja, qyteti antik i Antigonesë, ka kala dhe në zonat përreth Gjirokastrës. E gjithë lugina e Drinos është një mundësi për të kaluar më shumë se një fundjavë”, shprehet Golemi.

“Deri në këto moment ka qenë e aksesueshme dhe tërheqëse për të huajt. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pasi ka shumë që nuk e kanë shijuar Gjirokastrën dhe më vjen mirë që këto ditë, pasi jam takuar me miq e shokë, shoh dhe vetë hotelet që rezervohen dhe këto rezervime janë për dy apo tre vite, pra deri në vitin 2022-2023. Gjatë periudhës së punimeve te pazari kemi pasur një shfrytëzim deri 70% të kapacitetit të strukturave akomoduese. Këtë vit kishim parashikuar mbi 90% shfrytëzim dhe prandaj unë bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ta shijojnë Gjirokastrën, ku do gjejnë historinë, kulturën, aventurën, kalërimin, hicking dhe patjetër kulinarinë. Gjirokastra është një surprizë e paprovuar për shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Kosovës. Prandaj duhet të shijojmë vendin tonë dhe të zbulojmë vendin tone”, shprehet Golemi.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë operatorët, strukturat akomoduese dhe zemra e turizmit është pjesa e pazarit. Po flasim për një zonë shumë të ngushtë, më shumë se 500 shtretër, të kufizuar vetëm në një zonë. E gjithë pjesa tjetër, në periferi bujtinat e shumta që janë shtuar vitet e fundit e plotësojnë këtë mozaik, me gjithë strukturat akomoduese kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Si Këshill Bashkiak, si Bashki, kemi paraqitur para një muaji lehtësirat fiskale për dy muajt e pandemisë, mars e prill për tarifat vendore i kemi 0 për të gjitha bizneset e mbyllura dhe ato që mund të kenë qenë hapur, por për shkak të situatës nuk kanë pasur dot klientë. Ne si bashki me një kosto i kemi 0 tarifat vendore”, deklaroi Golemi.

“Ndërkohë thash dhe për specifikën që ne kemi, do t’i paraqes pas një jave Këshillit Bashkiak, të gjithë operatorëve, strukturave akomoduese, të gjithë sistemit muzeal për të gjitha paketat që janë bërë gati për t’ju ofruar të gjithë shqiptarëve të zerohen. Pra hyrja dhe vizitat në muzeumet në bashkinë e Gjirokastrës do jetë e zeruar. Kjo do vihet në shërbim për strukturat akomoduese. Të ardhurat që presim për muzeumet, ua kemi vënë në dispozicion operatorëve turistikë dhe strukturave akomoduese. Jemi në koordinim me ta, kemi nxjerr paketat e para dhe do vijojmë të jemi konkurrues me të gjithë këtë treg që do të ofrohet. Kjo është një mundësi për shumë shqiptarë që nuk kanë arritur të shijojnë Gjirokastrën, që mund të kenë qëndruar disa orë, por duhet të qëndrojnë më shumë se kaq. I presim të vijnë dhe të shijojnë Gjirokastrën”, theksoi Golemi.

“Gjirokastra ngelet nga qarqet më të sigurta. Ka qenë në fakt nga ato qytetet që edhe në vitin e mbrapsht të ’97-ës qytetarët gjirokastritë paguanin dritat dhe ujin”, tha ai.Goli foli edhe për takimin me ambasadorin italian, ku tha se “më erdhi shumë mirë për dashurinë me të cilën ai foli për Gjirokastrën pasi shumë e njohin si qytetin e Kadaresë, një nga arsyet që shumë dëshirojnë të shohin dhe vizitojnë vendin ku ka lindur ky shkrimtar i madh. Ai u mrekullua dhe fjala e tij ishte se kjo vizita ishte një aparitiv, pasi unë do jem një nga ata persona që do ta kem Gjirokastrën në fokus dhe do jem edhe Ambassador i Gjirokastrës”,- përfundoi kryebashkiaku i Gjirokastrës.

- Advertisement -

Më Shumë

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...

Irani thotë se ka ekzekutuar një spiun të CIA-s

Gjyqësori i Iranit ka bërë me dije se një ish-punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili është dënuar me vdekje për shitje të informacioneve...

Rastet e reja me COVID-19, Prizreni me vetëm dy të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar vetëm dy raste të...

“Syri më i kaltër”

Fituesja e çmimit “Nobel” në 1993, Toni Morrison tronditi letërsinë dhe përfaqësimet e shoqërisë amerikane me veprat e saj. Lindur në Ohio, në Amerikën...

Çështja e 170 eurove – Ministrja Bajrami jep detajet më të fundit

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë shkuar shumë vërejtje në adresë të këtij institucioni për mos implementim të masave të pakos...

Ledri Vula ishte dikur beqar! Partnerja e tij shtatzënë i vë vulë lidhjes së shumëpërfolur

Për Ledri Vulën dita e djeshme ishte ditë e veçantë. Dhe si e tillë nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e...

2,387 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë, deri më sot janë 2,387 raste aktive me Covid-19. Ndërsa nga rasti i parë i shfaqur më 13 mars deri tani janë konfirmuar...

Vdes e bija e Nelson Mandelë

Zindzi Mandela, vajza e ikonave të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandelës, ka vdekur, njoftoi televizioni publik SABC. Ajo...

Një lajm i mirë: Prizreni me vetëm një rast të ri me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të shtunën në Komunën e Prizrenit është konfirmuar vetëm një rast i...

Martin Camaj agjent? Flet kryetarja e AIDSSH: Dosja e tij nuk është dosje bashkëpunëtori…

“Një dokument i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit është një dokument i një policie politike militare që funksiononte mbi ligjin, pa ligj. Edhe ka...

Basri Sejdiu: Më shkarkuan pa paralajmërim, u prek xhepi i dikujt

Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen...

Berati Unik

Vlera historike, arkitektonike dhe kulturore: Berati – një ndër qytetet më të veçanta në Shqipëri dhe në botë! Sot qyteti i “Një mbi një dritareve”,...

Nga e marta deri 12 vjet burg e 8 mijë € gjobë për ata që s’respektojnë masat

Policia e Kosovës nga dita e marta do të nis me shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria...

Hoti flet për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar dërgimin para deputetëve të Kuvendit të projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. “Shpejt në...

Vijnë në jetë 16 fëmijë në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 16 fëmijë, shkruan PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit,...

Sneijder si Robben, holandezi lë “pensionin” dhe i rikthehet futbollit

Wesley Sneijder, mesfushori i njohur holandez, ka vendosur të largohet nga jeta si pensionist dhe i është rikthyer futbollit. Siç raporton RTV Utrecht, 36-vjeçari...

Lajmet e Fundit

Nusja me alergji nga frutat e thata vdes pasi hëngri ëmbëlsirë në pritjen e dasmës

Një nuse e re ka vdekur në pritjen e martesës së saj pasi pësoi një krizë anafilaktike të shkaktuar nga alergjia prej frutave të...

Prizren, mungon prokurori, shtyhet gjykimi ndaj policit kufitar

Të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin kundër polici kufitar, Avni Ajdini, i akuzuar për keqpërdorim...

“Diçka po më vret”/ Blogerja shtatzënë vdes tragjikisht bashkë me të birin, pasi paralajmëroi fansat

Vlogerja e njohur në Youtube Nicole Thea ka vdekur bashkë me fëmijën që mbante në bark si pasojë e një ataku në zemër, kanë...

Osman Hajdari: Reformimi i Administratës kurseu mbi 150 mijë euro të qytetarëve

Drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Osman Hajdrai, tregon se falë reformimit, për një vit janë kursyer mbi 150 mijë  euro të qytetarëve. Postimi në...

Për dhjetë vjet në rrugët e Kosovës kanë vdekur 1317 persona

Është prezantuar raporti “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e...