16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Juventusi “qëndis” planin, Milik i pari dhe pastaj… Haaland

Juventusi kërkon një sulmues cilësor, por me gjasa nuk do të mund të vijë këtë verë. Klubi bardhezi ka një plan, sipas asaj që raporton “Tuttosport”. Emri si Maruro Icardi dhe Gabriel Jesus kanë humbur terren dhe për momentin mendohet për një lojtarë që të jetë opsion për Cristiano Ronaldon.

Arkadiusz Milik është opsion, sikurse edhe Raul Jimenez, i Wolverhampton, që ka spikatur në Premier Laegue këtë sezon. CR7 do të jetë pjesë e bardhezinjvë deri në verën e vitit 2022 dhe një sezon para largimit të tij mendohet edhe të ndërhyhet për pasuesin e tij.

Erling Haaland është objektivi i Juventus, që mund ta marrë nga Borussia Dortmund për 75 milion euro. Gjithsesi bardhezinjtë do të duhet të shpresojnë që Real Madrid të mos paguajë një shumë më të madhe më parë. Për norvegjezin gjithashtu interesohet edhe PSG, ndaj gara pritet të jetë mjaft e ashpër.

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Lajmet e Fundit