Play-off dhe Play-out në Serie A? Klubet italiane kundërshtojnë në kor

“Nëse nuk mund të luash, nuk mund të luash. Majft!”, ky është mesazhi i Urbano Cairo, presidentit të Torino, i cili qartazi shprehet se nëse kampionati nuk vazhdon i plotë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, atëherë nuk do kishte kuptim të luheshin playoff dhe playout.

Edhe pse presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, pranoi ditë më parë se po e marrin parasysh këtë opsion, klubet kanë dalë kundër. Arsyet për këtë janë të shumta dhe normalisht paratë janë ato që kanë ndikimin e madh.

SKY, DAZN dhe IMG nuk janë të gatshëm të paguajnë këstin e plotë për të drejtën televizive dhe kjo është e drejtë, duke parë që numri i ndeshjeve që do të transmetojnë do të jetë më i vogël. Kështu, kësti i gjashtë për klubet do të ishte më i vogël.

Në kushtet aktuale, çdo qindarkë nga e drejta televizive është shumë e vlefshme për klubet. Në lidhje me playoff dhe playout ka mbajtur një qëndrim edhe Giovanni Malago, presidenti i CONI, i cili thekson se takimet o të luhen të gjitha, ose të ndërpritet gjithçka.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit