9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kina po bëhet gati për luftë… por kundër kujt?!

Sado e pazakontë që mund të tingëllojë, Presidenti Kinez Xi Jinping i ka kërkuar Ushtrisë së saj Çlirimtare të Popullit (PLA) të përgatitet për luftë edhe pse kërcënimi nga Covid-19 nuk ka përfunduar.

Xi Jinping, siç citohet nga agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua, tha: “Eshtë e nevojshme të mendohen mënyrat e stërvitjes dhe përgatitja për luftë, sepse përpjekjet për kontrollin e epidemisë janë normalizuar”.

“Është e nevojshme të shtohen përgatitjet për luftime të armatosura, të zhvillohet me fleksibilitet trajnimi aktual ushtarak dhe të përmirësohet aftësia e ushtrisë sonë për të kryer misione ushtarake,” tha Xi Jinping në séance javore të Kongresit Popullor (NPC), parlamenti kombëtar i Kinës.

Ky pason një vendim për të rritur buxhetin për ushtrinë kineze me 178 miliardë dollarë, ose 6.6 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Kjo thirrje ka ardhur në një kohë kur tensioni po rritet mes Indisë dhe Kinës në sektorët Ladakh dhe Sikkim, dhe gjithashtu në tre-kryqëzimin Lipulekh me Nepalin.

Are China-India Relations Really Improving? – The Diplomat

Tensioni filloi më 5 maj, kur rreth 250 ushtarë nga palët indiane dhe kineze u përfshinë në një konflikt. Gjatë dy ditëve, rreth 100 ushtarë nga të dy palët u lëndan. Raportet sugjerojnë gjithashtu se kinezët kishin “arrestuar” disa ushtarë indianë për disa orë. Kina ka kundërshtuar ndërtimin indian në anën e saj të LAC, duke e quajtur atë një shkelje të marrëveshjes për të ruajtur status quo-në në rajon derisa të zgjidhet çështja kufitare. Kina pretendon pjesë të Ladakh si territorin e saj.

India po ndërmarrë aktivitete për ndërtimin e rrugëve dhe ndërtimin e infrastrukturës në fshatrat afër LAC. Kina ka ndërtuar tashmë një infrastrukturë të rëndë në anën tjetër të LAC.

Kina ka patur gjithashtu probleme me Tajvanin. Kina nuk e njeh atë. Qëllimi i saj i deklaruar është të bashkojë Tajvanin me Kinën, edhe nëse është e nevojshme me forcë.

Tajvani, nga ana tjetër, ka zgjedhur një udhëheqës pro-pavarësisë, Tsai, për të dytën herë radhazi. Nën Tsai, Tajvani është përqëndruar në forcimin e mbrojtjes së tij kundër agresionit të dyshuar kinez.

Për të rritur gatishmërinë e saj ushtarake, Tajvani kreu një provë ambicioze të një rakete në mes të shpërthimit Covid-19 në prill. Ka pasur raporte që Kina po përgatitet të pushtojë me forcë ishujt tajvaneze në Detin e Kinës së Jugut. Kina ka planifikuar një stërvitje detare masive në ujërat e afërta të detit në muajt e ardhshëm. SHBA ka mbështetur Tajvanin. Kjo kundërshton Kinën që thotë se asnjë vend nuk duhet të angazhohet diplomatikisht ose ushtarakisht me vendin ishull.

Marrëdhënia SHBA-Kinë është në nivelin më të ulët në vitet nën udhëheqjen e Presidentin Donald Trump.

Politikat e Trump kanë çuar në një luftë të ashpër tregtare SHBA-Kinë që nga viti 2018. Refuzimi i SHBA për të pranuar pretendimin kinez të Deteve të Kinës Jugore dhe Lindore kanë bërë që Kina të pretendojë se përballet me një kërcënim të sigurisë nga regjimi Trump. Lufta e fjalëve për shpërthimin e Covid-19 ka përkeqësuar më tej tensionin midis SHBA-së dhe Kinës.

Trump e ka akuzuar hapur Kinën për përhapjen e pandemisë në të gjithë botën, dhe mendon se duhet të mbajë përgjegjësi. Kina thotë se përballet me kërcënime të vërteta të sigurisë nga vendet që përfshihen në veprime të njëanshme për të sfiduar interesat e saj sovrane. Ky është i njëjti argument që Kina përdor kundër Indisë dhe SHBA-së për të justifikuar pretendimet e sa.

Këzhtu presidenti kinez ka shkaktuar sërish polemika me mesazhin e tij për ushtrinë kineze për të qenë gati për luftime.

A dëshiron vërtet Kina një luftë? Nëse po, kundër kujt? Dhe, pse nën hijen e pandemisë Covid-19? /Konica.al

Më Shumë

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Dhimbja

Lajmet e Fundit