11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Gravina: Kemi humbur 500 milionë euro, të rifillojë kampionati me çdo kusht

Në Itali po pritet me padurim data 28 maj, atëherë kur kryeministri Conte do të marrë një vendim përfundimtar rreth datës së rifillimit të Serie A. Dy janë alternativat: 13 ose 20 qershori, teksa skuadrat vazhdojnë të stërviten për të rimarrë veten fizikisht.

Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka qenë gjithmonë i prerë pro rifillimit të futbollit. Gabriele Gravina analizon humbjet e mëdha financiare në një rrëfim për Riparte l’Italia, duke deklaruar shifra konkrete rreth krizës së krijuar.

“Kemi humbur 500 milion euro deri tani. Do të kemi dëme të pariparueshme nëse nuk fillon kampionati i futbollit. Duhet të mbrojmë 100 mijë punëtorët, puna e të cilëve është e lidhur me futbollin, 1.4 milion lojtarët e federuar dhe 4.7 miliardë eurot që xhirohen nga sektori i futbollit“, deklaron Gravina.

Më Shumë

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Lajmet e Fundit