6.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Dhjetor, 2020

Kompleksi i Xhamisë së vjetër në Laskovec merr statusin e monumentit në mbrojte shtetërore

Me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec) i është shtuar regjistrit të monumenteve në mbrojte shtetërore.

Gjatë vitit 2019 në xhaminë e fshatit në Leskovec janë realizuar ndërhyrjet restauruese emergjente me karakter të shpëtimit, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndërsa punimet janë realizuar dhe monitoruar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

 

Fshati Arbëri ish (Leskovec) shtrihet në shpatijet veriore të malit Cvilen, 3-4 km në jug të Prizrenit. Ndër gjurmët e këtij lokaliteti janë edhe varrezat e fshatit, në formë të zgjatur, me gur të mëdhenj dha pa simbole. Përveç varrezave të vjetra të këtij fshati, gjendet Xhamia e vjetër, e cila është ndërtuar në një terren të pjerrtë, me pozitë dominuese ndaj terrenit. Krahas xhamisë në parcelë gjenden edhe rrënojat e ndërtesës që shërbente si medrese.

Duke u bazuar në tipologjinë, teknikën dhe materialet e ndërtimit supozohet se xhamia është ndërtuar gjatë pjesës së parë të shek. XX nga banorët e fshatit të cilët kanë përdorur materialin vendor, duke e adaptuar ndërtimin sipas konfiguracionit të terrenit, derisa si tipologji janë frymëzuar nga xhamitë lokale të lagjeve të Prizrenit. Në anën lindore të xhamisë janë ruajtur gjurmët e një ndërtese që ka shërbyer si medrese dhe si objekt banimi për hoxhën e fshatit.

Xhamia ka planimetri drejtkëndore, përbëhet prej pjesës së hajatit, sallës së lutjeve dhe minares. Salla e lutjeve ka pjesën e mahvillit (galerisë) e cila është punuar nga konstruksioni i drurit, ku dallohen shtyllat e punuara nga druri, me kapitel të punuar me drugdhendje me formë të valëzuar, dhe parmaku i galerisë i punuar gjithashtu nga druri i gdhendur. Mihrabi ka bazë gjysëm rrethore, është gdhendur në thellësi të murit nga gurët, dhe në pjesën e sipërme përfundon me maje të thepisur. Minberi është dëmtuar dhe tani kanë mbetur vetëm gjurmët në mur. Në tavan gjithashtu është punuar një rozetë tetëkëndore e punuar me drugdhendje, të dekoruar me motive gjeometrike.

Është ndërtuar me materiale dhe teknikë tradicionale të ndërtimit, ku dallohen muret e punuar me gurë me formë të parregullt, të shtanguar me hatulla horizontale nga druri. Minarja ka planimetri shumë këndore, dhe është ndërtuar prej konstruksionit të drurit, që si tipologji paraqet raritet për trevat tona. Kulmi është katër ujor i ndërtuar prej konstruksioni të drurit dhe është mbuluar me llamarinë të zinkuar. Dyshemeja e xhamisë nuk është ruajtur derisa tavani është ndërtuar prej dërrasave.

Gjatë kohës xhamia ka pasur disa renovime sikurse renovimi i kulmit dhe rindërtimi i hajatit. Pjesa verilindore e hajatit pjesërisht është rindërtuar me blloqe të çimentos dhe janë ndërtuar shkallët prej betoni për pjesën e mahvillit (galerisë) ku ndodhej edhe dhoma e imamit.

 

Gjatë kohës pjesa e hajatit të xhamisë ka shërbyer si mësonjëtore derisa gjatë viteve 1970 është ndërtuar shkolla e mirëfilltë në anën veri-perëndimore. Gjatë viteve 1990 me ndërtimin e xhamisë së re në fshat, hajati i xhamisë së vjetër është shfrytëzuar si hapësirë banimi për Imamin, përderisa salla e lutjeve është shfrytëzuar si depo e shkollës fillore të ndërtuar në vitet 1960’ pranë xhamisë së vjetër.

Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec) ka vlera të rëndësishme historike – paraqet një shembull të xhamive të ndërtuar me minare nga druri, që ndërlidhet edhe me vlerën e raritetit, pasi që paraqet njërin prej shembujve shumë të paktë të ruajtur në Kosovë. Gjithashtu, kjo xhami një kohë ka shërbyer edhe si shkollë dhe ka qenë burimi i edukimit të gjeneratave të reja.

 

- Advertisement -

Më Shumë

Nervozohet skulptori pas kritikave për shtatoren e Skënderbeut: S’ia ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej

Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e cila u vendos në Prizren më 28 Nëntor, raporton...

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

Një person i kërkuar është arrestuar në Xërxë të Rahovecit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë. “Në bazë te urdhëresës...

Joe Biden rrit numrin e votave aty ku Trump kërkoi rinumërimin e tyre

Një rinumërim në qarkun më të madh të Wisconsin, i kërkuar nga ekipi i fushatës zgjedhore të presidentit Donald Trump përfundoi të premten me...

PDK-ja me kërkesa ndaj Qeverisë për Ligjin e Rimëkëmbjes, në të kundërtën se votojnë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se partia ku bënë pjesë voton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm nëse pranohen kërkesat...

“Kosova, pa një miliard euro shtesë më 2021, përjeton krizën më të keqe që nga 1999-a”

Uk Lushi, analist shqiptaro-amerikan i çështjeve politike, i është gëzuar kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, megjithatë ka paralajmëruar një krizë të madhe në...

Lëndohet një punëtor në Grejkoc të Suharekës

Një punëtor është lënduar në Grejkoc të Suharekës. Ai ka rënë nga një lartësi prej 4 metra. Raporti i policisë Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka...

4 të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e...

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Milot Rashicës

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së djeshme. Vetëm pak javë pas rikthimit në fusha të blerta, anësori...

Mungon i akuzuari, dështon seanca për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar për...

Skulptori Artan Peqini reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Puna e skulptorit Sinan Aliaj po kritikohet për punën tij të fundit, shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu e cila u vendos në Prizren...

Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të rikonstruktohet

Shtatorja e Gjergj Kastriot- Skënderbeut po vazhdon të qëndrojë në vendin ku u vendos fillimisht. Këtu qëndroi për vetëm tri ditë. Mirëpo përgjatë kësaj kohe, shtatorja...

Kalon Rimëkëmbja Ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pas dhjetëra tentimesh, shkruan Gazeta Express. Pro kanë votuar 72 deputetë dhe asnjë...

Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986...

“Do bëj seks me kë e ndjej e jo për një kafe”/ Deklarata e Sindit shkakton polemika, Melisa largohet nga studio…

Biseda me tone të larta mes Sindit dhe Melisës detyroi këtë të fundit të largohet nga studio. Melisa i kujtoi një pyetje Mevlanit në...

Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në...

Musliu ia kujton Qunit deklaratat për Thaçin e Veselin, e pyet se kur do jep dorëheqje – Ai jep këtë përgjigjje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni se kur do jap dorëheqje.Kjo sepse ai kishte deklaruar se do jep...

Lajmet e Fundit

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi. Sipas tij,...

Suharekë, arrestohet drejtori i kompanisë për falsifikim dokumenti për tenderin milionësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik. Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria...

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

Muaji dhjetor sapo ka filluar që do të thotë që po përgatiteni t’i jepni lamtumirën një viti tjetër që po largohet. Dhe çfarë viti! Sigurisht që...

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe...

Haskuka: Projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Në Prizren sot janë takuar kryetarët e tri komunave të këtij rajoni. Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë shkruar...