9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kosova ka shënuar hapa konkret në fushën e të Drejtës së Autorit

 

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, në Kosovë u organizua Konferenca “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”, në këtë konferencë të bashkë organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, morën pjesë Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Konferenca për Pronësinë Intelektuale është e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë, konkretisht në të arriturat e institucioneve gjatë vitit kalendarik dhe sfidat.

Zëvendësministrja Morina në fjalën e saj të rastit në hapjen e kësaj konference u shpreh: “Motoja e këtij viti ndërlidhet me sportin, me rëndësinë që ka kreativiteti dhe novacionin, përkatësisht e drejta autorit dhe pronësia industriale për sportin. Krijuesit me kreativitetin e tyre kanë mundësuar që sporti të jetë afër publikut e në kohë reale, ndërsa novatorët me shpikjet e tyre kanë lehtësuar sportin, duke u mundësuar sportistëve veshje e mjete novative për të arritur rezultate kulmore në sport, krijuesit dhe novatorët meritojnë mbrojtje dhe kompensime”.

Më tej, zëvendësministrja tha se “vendi ynë, ka shumë sportistë të nivelit botëror e të olimpiadës, kemi shembullin e olimpistës tonë të artë Majlinda Kelmendi, e cila e morri medaljen e artë në Olimpiadë, por ne duhet ti nxisim të rinjtë që edhe më shumë të merren me kreativitet e novacion, që të arrijmë të artën si shoqëri në shkencë e teknologji në novacion e kreativitet, për ketë arsyeje duhet të sigurojmë që të drejtat pronësore intelektuale mbrohen e respektohen”.

Po ashtu, Morina tha se “ Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e të drejtës së autorit, po ashtu, kemi vazhduar në krijimin e politikave të reja, në fund të vitit që lamë pas kemi miratuar Rregulloren e re për Kompensimet e veçanta për të siguruar kështu kompensime shtesë për autorët e krijuesit tanë, së fundi kemi hartuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, strategjia do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë”.

“Gjithashtu, këtë vit do të hartohet koncept dokumenti për legjislacionin e të drejtës së autorit për harmonizimin e mëtejmë të legjislacionit tonë me legjislacionin e BE-së, falënderoj Task Forcën kundër Piraterisë, Zyrën për të Drejtat e Autorit për koordinimin, dhe posaçërisht Inspektoratin e Tregut, Policinë e Kosovës dhe Doganën për veprimet e ndërmarra kundër piraterisë dhe falsifikimit gjatë vitit 2018, duke kërkuar dhe inkurajuar që veprimet të vazhdojnë dhe mbrojtja e të drejtave pronësore intelektuale në vendin tonë të fuqizohet”, shtoi me tutje Morina.

Ndërkaq, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se “Dua te ritheksoj para jush përkrahjen e vazhdueshme karshi sistemit të pronësisë intelektuale forcimi i pronësisë intelektuale është prioritet i ministrisë që e drejtoj” .

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit