8 C
Prizren
E martë, 27 Tetor, 2020

Kosova nis negociatat për të siguruar vaksinën për coronavirus

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër coronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër coronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Vendet më të vogla dhe të varfra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vaksinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSH-ja, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).

Deri më tani, 90 vende të varfra i janë bashkuar këtij projekti, dhe 75 të pasura kanë shprehur qëllimin e tyre për ta financuar atë. Sipas OBSH-së, këto shtete së bashku përbëjnë 60 për qind të popullatës botërore.

Kjo iniciativë synon të dërgojë në vendet pjesëmarrëse 2 miliardë doza të vaksinës që miratohet kundër sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton coronavirusi, deri në fund të vitit 2021.

Sidoqoftë, ende nuk ka një vaksinë të aftë për të mbrojtur miliarda njerëz, njëherësh për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19, që ka marrë më shumë se 650 mijë jetë njerëzish.

Paralajmërimet janë që një vaksinë e tillë mund të dalë në fund të këtij viti.

Zëdhënësi i Ministrinë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Faik Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar në drejtim të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19, në momentin kur ajo të zbulohet.

“Ministria e Shëndetësisë është duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë (OBSH dhe UNICEF) në mënyrë që në momentin që vaksina prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, të mund të sigurohet për mbrojtje të qytetarëve të Kosovës nga COVID-19”, thotë Hoti.

Numri i vaksinave, shton Hoti, do të tentohet të jetë sa më i madh në mënyrë që në rast të një vaksinimi eventual të mbulohet secila kategori e popullatës që bie në grupet e rrezikut.

Sipas tij, në grupet e rrezikuara hyjnë: të sëmurët kronikë, personat e moshuara, gratë shtatzëna dhe kategoritë tjera që janë më të ekspozuara ndaj virusit, përfshirë këtu edhe personelin shëndetësor.

Sa u përket mjeteve financiare, të cilat do të ndahen për vaksinën COVID 19, apo për çështjet tjera që përfshihen në planin e vaksinimit, Hoti thotë se këto janë detaje teknike dhe pasi që ende është faza kur nuk është zbuluar kjo vaksinë, duhet pritur që të jepen më shumë detaje.

“Planet e vaksinimit zakonisht diskutohen me partnerët siç është OBSH dhe UNICEF dhe praktikat nga vitet mëhershme, sidomos nga viti 2009, na kanë mësuar që Kosova edhe në atë kohë vaksinën kundër virusit A-H1N1, i njohur si gripi i derrave, i pati siguruar përmes këtyre rrugëve, pra përmes partnerëve që janë organizata të njohur që veprojnë në nivel ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë”, thotë Hoti.

Deri më tani, shton Hoti, partneriteti me organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH ka qenë strategjik.

Ai kujton se vitin 2009, kur është zhvilluar vaksina kundër gripit të derrit, Kosova ka qenë shteti i parë në rajon që ka siguruar vaksinat falë partneritetit ndërkombëtar me OBSH-në.

“Shpresojmë që edhe në të ardhmen mundësitë të jenë të këtilla dhe Kosova të përfitojë nga asistenca ndërkombëtare, por edhe nga kujdesi i vetë institucioneve që këtyre gjërave t’iu rrihet gati pasi që kërkesat është e pritshme që do të jenë jashtëzakonisht të mëdha në tregun ndërkombëtar dhe natyrisht që shtetet që kanë popullatë më shumë dhe që kanë ekonomi më të zhvilluar arrijnë që të parat ta bëjnë blerjen”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti më 5 korrik pati thënë se Ministria e Shëndetësisë obligohet që të ndajë buxhet të nevojshëm për blerjen e vaksinës eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së, kurdo që ajo të jetë e gatshme.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk kanë treguar interes për skemën, siç është COVAX.

Ndërkohë, këto vende, sikurse edhe Bashkimi Evropian dhe India, po përpiqen të zhvillojnë në mënyrë të pavarur një vaksinë ose të lidhin marrëveshje me kompanitë farmaceutike, në mënyrë që të sigurojnë furnizimet e nevojshme për nevojat e tyre, të cilat, sipas ekspertëve, lënë pas dore ato globale.

Shtetet e Bashkuara kanë porositur 100 milionë doza të vaksinës potenciale kundër coronavirusit.

Vaksinat mund të dërgohen në fund të këtij viti nëse testimi është i suksesshëm dhe nëse kompanive u jepet miratimi për prodhim emergjent.

Popullsia amerikane do ta marrë vaksinën falas.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian më 31 korrik ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me gjigantin farmaceutik francez, Sanofi për 300 milionë doza të vaksinës potenciale për coronavirus.

Komisioni Evropian, që ka negociuar këtë marrëveshje, ka thënë se do t’iu lejojë 27 vendeve anëtare që të blejnë vaksinën kur të vërtetohet se është e sigurt dhe efektive.

Ky njoftim ka ardhur në ditën e njëjtë kur qeveria amerikane ka thënë se do t’iu ofrojë 2.1 miliardë dollarë kompanive Sanofi dhe GSK, për zhvillim të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi, ndërkohë që bota vazhdon të përballet me pandeminë.

Kur është fjala tek shtetet e rajonit, me 31 korrik Kroacia ka konfirmuar zyrtarisht gatishmërinë e saj për të lidhur një marrëveshje me Komisionin Evropian për blerjen e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19.

Siç ka njoftuar ministri kroat i Shëndetësisë, Vilki Berosh, me këtë marrëveshje, vendet anëtare të BE-së do të autorizonin Komisionin Evropian që të lidhë marrëveshje të mëparshme me prodhuesit e vaksinave për blerjen e vaksinave.

Kroacia gjithashtu disa ditë më parë nënshkroi një para-marrëveshje për blerjen e një milion e gjysmë dozave të vaksinës së re me një kompani farmaceutike, kur ajo të dalë në treg.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq me 15 korrik njoftoi se po zhvillohen bisedime me një vend i cili, siç tha ai, ka përfunduar vaksinën kundër COVID-19 dhe që “vaksinon popullatën e rrezikuar”.

Ai ka shtuar se po shpreson se Serbia mund ta ketë atë vaksinë para fundit të vitit.

- Advertisement -

Më Shumë

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili...

Aksident në Prizren, goditet një këmbësor

Një person me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në fshatin Medvec, në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të...

Gjyqtari shqiptar nga Kosova gjykoi dje ndeshjen e Barcelonës në Champions League

Gjyqtari me origjinë nga Kosova, Bekim Zogaj, dje ishte gjyqtar anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvarosi. Barcelona ka shënuar fitore me rezultat...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

Të dielën ndryshon ora

ë dielën, nesër, do të ndryshohet ora për një orë prapa. Në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Thesari kërkon kthimin e 2 milionëve

Thesari i Shtetit sot ka dërguar një letër zyrtare në adresë të kompanisë “LDA Group” që dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi dy milionë...

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Vdes ish-kryetari i Gjykatës në Prizren

Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës në Prizren, Engjëll Çeta. Ai, punoi gjyqtar dhe avokat. Çeta ka qenë edhe kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’/QendraPress/

PDK në Prizren: Qeveria komunale, me veprimet e veta e ka sjellë arsimin buzë kolapsit total

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, me anë të një konferencë për medie ka folur për situatën në arsim në këtë komunë. Sipas...

Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Reçan të Prizrenit

Arka e xhamisë ka qenë cak i hajnave në fshatin Reçan të Prizrenit. Vjedhje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. “Ankuesi ka raportuar se...

Mbyllin lokalet që s’respektuan masat në Prizren

Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë...

Kompleksi i Xhamisë së vjetër në Laskovec merr statusin e monumentit në mbrojte shtetërore

Me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec) i është shtuar regjistrit të monumenteve në...

Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, e ka përsëritur se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shkelur protokollin e koronavirusit dhe se...

Prizren: Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm...

Lajmet e Fundit

Shtyhet seanca për mosdeklarim të pasurisë ndaj asambleistit në Rahovec

Të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj asambleistit të Komunës së Rahovecit, Dervish Qadraku,...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2 milionëshit, dëshmojnë dokumentet

Një ditë pas vjedhjes dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e...

Kryetari i Rahovecit flet për historinë e përdorimit të gjuhës bullgare në këtë qytet

Në shumë familje në Rahovec për dekada është komunikuar në gjuhën bullgare. Një veprim i tillë vazhdon edhe sot por shumë më pak. Për...

Irfan Fusha dënohet me 500 euro gjobë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues ndaj Irfan Fushës, person përgjegjës i kompanisë “Abi Elif”, i akuzuar për veprën...