17.1 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Kreu i BQK’së paralajmëron kolaps: Rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Rënia ekonomike në vend si pasojë e pandemisë llogaritet të jetë minus 5.9 për qind, kjo sipas vlerësimeve të FMN-së. E kjo shifër mund të rritet nëse nuk ndërmerren masat në implementimin e pakos së rimëkëmbjes.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se rënia ekonomike mund të shkojë deri në minus 11 për qind, mirëpo sipas tij, kjo varet sa do të ketë vonesa në zbatimin e planit emergjent.

“Çdo ditë vonesë në injektimin e fondeve në ekonomi, ndikon negativisht në rritje ekonomike. Ne pas një periudhe një mujore kemi bërë stertestin e ri dhe kemi ardhur në përfundim se rënia ekonomike në Kosovë është minus 5.9 për qind nga minus 2 për qind”.

“Në vendet e eurozonës sipas vlerësimit të Bankës Qendrore Evropiane, rënia ekonomike mund të jetë minus 7.5 për qind, ndërkaq vlerësimet e FMN-së për Kosovë që do të jetë 11 për qind, mirëpo krejt kjo varet sa do të kemi vonesa me qellim të aprovimit të zbatimit të planit emergjent dhe më pastaj të kalohet edhe te plani i rimëkëmbjes”, thotë ai.

Se plan për rimëkëmbje pa rishikim të buxhetit nuk do të ketë, e thotë edhe vetë Mehmeti, e që sipas tij, nuk do të ketë mundësi që të paguhen pagat e planifikuara për pjesën e Pakos Emergjente.

“Plani i rimëkëmbjes pa rishikim të buxhetit nuk do të ketë më mundësi që të paguhen pagat të cilat janë të planifikuara të paguhen për pjesën e pakos emergjente, prandaj unë besoj se sa më shpejt që aprovohet ky rishikim i buxhetit dhe sa më shpejt aprovohet plani i rimëkëmbjes, është më mirë për ekonominë e vendit dhe do të ndikojë që të ndalet rënia ekonomike dhe do të ketë trende pozitive”.

“Aq më gjatë shkon kjo periudha e moszbatimit të pakos emergjente dhe fillimi i zbatimit të pakos e rimëkëmbjes, do të ndikojë negativisht në rënien ekonomike dhe me siguri se pasojat do të jenë shumë të mëdha”, thotë Mehmeti.

Mehmeti thotë se mbi 99 për qind e kërkesave të bizneseve për shtyrje të kredive janë realizuar nga bankat në Kosovë, ndërkaq te personat fizik janë realizuar 86 për qind e kërkesave.

Sipas Guvernatorit, kjo situatë e pandemisë sektorin financiar në Kosovë e ka zënë në gjendje të mirë duke marrë shembull raportin e likuiditetit.

“Qysh në javën e parë kur është formuar Qeveria, kemi pasur takim me kryeministrin Hoti ku kanë marrë pjesë edhe Odat Ekonomike dhe përfaqësues tjerë të bizneseve dhe ministrat e dikastereve ekonomike, ku është prezantuar plani i rimëkëmbjes ekonomike, ku prej tyre janë dy masa që janë mënyrë direkte, e që kanë të bëjnë me nën masa e që lidhen edhe me Bankën Qendrore”, u shpreh ai.

“Te lehtësimi i qasjes në financa, ku ne kemi qenë shumë proaktiv pasi që ka filluar pandemia dhe kemi marrë vendim në koordinim me shoqatën e bankave që të bëjmë shtyrjen e kësteve të kredive e që është kryer sipas vendimit të BQK-së”.

“Mund të them sesi proces ka shkuar mirë, e di që ka ankesa por ajo çka është pozitive nëse i shohim të gjitha kërkesat për shtyrje të këstit të kredive që i përkasin një pjesë dërrmuese bizneseve, janë realizuar mbi 99 për qind, ndërkaq te personat fizik janë realizuar 86 për qind”, thotë ai .

Sa i përket planit për rimëkëmbje ekonomike, Mehmeti apelon që të adresohen sfidat të cilat në vazhdimësi i ka pasur Kosova.

E që sipas tij, janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtarë. Për këtë Mehmeti thotë se shteti nuk mund të mbahet me tregti.

“Ajo çka dua të them se është një momentum i mirë që me këtë planin e rimëkëmbjes të adresohen sfidat të cilat në vazhdimësi i ka pasur Kosova. Ku në vazhdimësi ka pasur një rritje të vazhdueshme ekonomike, mirëpo i ka pasur edhe dy sfida që vazhdimisht e kanë përcjellë, që ka qenë deficiti i lartë tregtarë dhe papunësia”.

“Kjo mund të adresohet duke e ndryshuar strukturën e ekonomisë. Keni parasysh se struktura në vend dominohet nga ndërmarrjet tregtare, ndërkaq shteti me tregti nuk mbahet, është një sektor i rëndësishëm mirëpo duhet të ndërrohet struktura e ekonomisë dhe të kemi sa më shumë ndërmarrje prodhuese”, u shpreh ai për EO.

- Advertisement -

Më Shumë

Televizioni dhe biznesi, çfarë po ndodh me Ilda Bejlerin

Prej disa muajsh, moderatorja e programeve sportive, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë...

Pas pesë muajve, Ronaldinho afër lirimit nga burgu në Paraguaj

Ikona e futbollit është afër që të fitojë lirinë e tij. Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është afër që të lirohet nga burgu në Paraguaj,...

Rrahje në Korishë të Prizrenit

Dy persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Korishë të Prizrenit. Njëri prej tyre është i mitur. Policia njofton se gjatë rrahjes është përdorë edhe...

Heroi antik -Bekim Fehmiu

(Shkrimi është marrrë nga monografia "BEKIMF EHMIU-Odiseu i Kosovës" i autorit Fahri Musliu) Aktori, Rade Sherbexhija (20.06.2010) Thonë se nuk ka aktorë dhe aktore shumë të mëdhenj....

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...

Conte: Leverkusen ekip i shpejtë, sulmi ynë super. Pirlo te Juventus? Po plakem

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen nesër në mbrëmje (21:00), sfidë për çerekfinalet e Europa League. Trajneri i ekipit zikaltër, Antonio Conte ka...

Thaçi publikon pamje nga Prizreni: Kryeqyteti historik i shqiptarëve

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar videon e radhës të promovimit të bukurive vendore. Ai këtë herë ka zgjedhur qytetin e bukur të Prizrenit, të cilin...

Champions League: Jo vetëm Barcelona e Bayerni, sot sytë edhe nga Drita

Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera...

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe...

Vetaksident në hyrje të Malishevës

Para më pak se një orë në hyrje të Malishevës një shofer i një automjeti është vetaksidentuar duke rënë në kanalin e ujërave atmosferike,...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen tetë persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin...

“DokuFesti” me “Transmision” si sfidë e domosdoshmëri

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, është hapur të premten mbrëma me shfaqjen e filmave në platformën...

Udhëzimet e reja nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë rekomanduar qytetarët se nëse janë testuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk...

Balaj-Halimi: Inicimi i mocionit nuk është serioz

Zv.kryeministrja, Albulena Balaj Halimi, ka thënë në Prime Time të Kanal10 se, inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz. “VV-ja nuk...

Kryetari i OVL-UÇK-së: Kryeministër Hoti ndali bisedimet në Bruksel ose përballesh me protesta

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga insitutcionet vendore dhe ndërkombëtare që të mos luajnë me dinjitetin e veteranëve të UÇK-së. Reagimi...

Lajmet e Fundit

Tensionet në Mesdhe në pikën kulmore, roja bregdetare greke qëllon anijen turke

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Biden përzgjedh kandidatën për zëvendëspresidente të SHBA-ve

Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me...

Kujtim Gashi: Po dyshojmë se qëllimi i LVV-së është t’ia zgjasë jetën kësaj qeverie edhe gjashtë muaj

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka thënë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini se pa i pasur 61 vota në tavolinë...

Çeku: Shoh disponim te deputetët e qytetarët se kjo qeveri duhet të shkojë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku thotë se asnjë deputetet nuk përjashtohet nga ftesa e LVV-së për të mbështetur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Çeku...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...