2.9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Bunkerët, në sytë e fotografit Robert Hakman

BunkerNë kryeqytetin e Shqipërisë hapet sot ekspozita “Bunker Albania” që sjell pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri nga periudha e diktaturës
Robert Hakman do të paraqitet në Tiranë me ekspozitën e tij fotografike që trajton fenomenin e bunkerëve të vendosur në kohën e diktaturës komuniste gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Ai ka vendosur që këtë ekspozitë ta titullojë “Bunker Albania” ku sjell një pamje të bunkerëve të mbetur në Shqipëri, ambientet e jashtme dhe të brendshme të tyre, transformimet në vende kulinarie, apo vende banimi, shkatërrimet në vite dhe marrëdhënia e njërëzve me bunkerët.

Ekspozita hapet prej sot në Muzeun Historik Kombëtar ndërsa është mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se askush nuk e di saktësisht se sa bunkerë u ndërtuan nga regjimi komunist në Shqipëri. Sipas njoftimit është e pamundur të numërohen edhe sot, sepse shumë prej bunkerëve janë shkatërruar, të tjerë janë ricikluar apo ripërdorur. Numrat që përmenden shpesh janë 500,000 e madje deri në 700,000. /KultPlus.com

Previous article
Next article

Më Shumë

Kosova nesër voton: 118 mijë votues në Prizren, 60 mijë në Suharekë dhe mbi 40 mijë në Dragash

Nesër, më 9 shkurt, Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare, përcjell PrizrenPress. Sipas raportimit të Klan Kosovës, 118 mijë votues do të jenë nga Prizreni,...

Nga Ballkani, Engjëll Ajazaj transferohet te Liria

Mesfushori Engjëll Ajazaj është përforcimi më i ri i Lirisë, duke u transferuar nga Ballkani. "Me energjinë dhe pasionin që ai sjell, skuadra është gati...

Lajmet e Fundit