16.8 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e finales së ProCredit Kupës së Kosovës, duke garantuar siguri dhe një atmosferë sportive të nivelit më të lartë.

“Jemi të përkushtuar për të ofruar një event të sigurt dhe të organizuar profesionalisht. Për këtë arsye, kemi bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, Sigurimin Privat, përfaqësuesit e klubeve dhe tifozërive për të siguruar një finale të qetë dhe spektakolare”, tha FBK në njoftimin zyrtar, përcjell PrizrenPress.

Shpërndarja e biletave dhe organizimi financiar

Federata ka përcaktuar një skemë të qartë për ndarjen e biletave:

  • 750 bileta të thjeshta për secilin klub pjesëmarrës (KB Trepça dhe KB Bashkimi).
  • 72 bileta VIP për secilin klub.
  • Çmimet e biletave: 5€ për biletën e thjeshtë dhe 15€ për biletën VIP.

“Të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, duke përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e marketingut të eventit”, theksoi FBK.

Masa të shtuara sigurie dhe rregulla të reja

FBK ka theksuar se siguria e pjesëmarrësve mbetet prioritet, duke vendosur masa të rrepta në koordinim me autoritetet:

  • Kontroll i rreptë në hyrje – Të gjithë tifozët dhe të ftuarit VIP do të kontrollohen për të shmangur sjelljet e papërshtatshme dhe objektet e palejuara.
  • Parandalimi i falsifikimit të biletave – Biletat do të përmbajnë elemente sigurie për të shmangur tentativat për falsifikim. Çdo përpjekje për hyrje me bileta të falsifikuara do të ndalohet rreptësishtë.
  • Ndalesa për dalje gjatë pauzës – Gjatë pushimit mes dy pjesëve, tifozët nuk do të lejohen të dalin nga palestra, për të shmangur çrregullimet dhe për të siguruar një rrjedhë normale të eventit.
  • Përgjegjësia e klubeve për sjelljen e tifozëve – Çdo sjellje e papërshtatshme apo hedhje e objekteve do të sjellë përgjegjësi për klubin përkatës dhe mund të rezultojë në ndëshkime.
  • Ndalesa për duhanin dhe ushqimet – Nuk do të lejohet konsumimi i duhanit, farave dhe pijeve brenda sallës për të garantuar pastërtinë dhe rregullin.

FBK bën thirrje për atmosferë sportive

Federata ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë pjesë e finales duke kontribuar për një atmosferë sportive dhe të qytetëruar.

“Shpresojmë që tifozët të mbështesin skuadrat e tyre me pasion, por gjithmonë duke respektuar rregullat dhe vlerat e sportit”, përfundon njoftimi i FBK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të shtunën. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat gjatë pjesës...

Dyshohen se kanosën dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar në Prizren

Dy persona janë arestuar dhe dërguar në mbajtje në Prizren nën dyshimin se kishin kanosur dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri. Sipas raportit...

Derbi në kryeqytet

Lajmet e Fundit