16.5 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka ndarë 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Rrahim Morina, në marrëveshje me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shefat e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, për ndarjen e mjeteve për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe ka ndarë një shumë prej 150 mijë eurove.

Fillimisht, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, e bëri një hyrje për qëllimin e thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme dhe tha se jemi në një situatë jo të mirë, pasi Komuna e Malishevës,, deri më tani është më e prekura me virusin korona.

Më pas, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e paraqiti gjendjen aktuale në Malishevë, menaxhimin e situatës së krijuar dhe nevojën për ndarjen e mjeteve me qëllim të marrjes së masave shtesë për parandalimin e kësaj situate, menaxhimin e saj dhe ofrimin e mbështetjes për familjet në nevojë gjatë kësaj situate.

Më pas, në emër të subjekteve politike në KK, kanë folur, Avdi Morina-NISMA, Alban Mazreku-PDK, Valon Krasniqi-LDK, Alban Krasniqi-LVV dhe Kastriot Berisha-AAK, të cilët kanë kërkuar më shumë angazhim dhe transparencë në shpenzimin e mjeteve, sikur edhe kujdes të shtuar nga shtabi emergjent komunal.

Të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për kujdes të shtuar, për të qëndruar në shtëpi, për të mos dalë pa nevojë, higjienë dhe mbajtje të distancës sociale, pasi kjo është mënyrë më efektive për parandalimin e infektimit me virusin korona.

Në këtë shumë të ndarë për menaxhimin e situatës, një pjesë e mjeteve do të shkojnë në sektorin e shëndetësisë, një pjesë për ndihmë familjeve në nevojë, vazhdim të dezinfektimit të objekteve dhe hapësirave, si dhe një pjesë për nevojat e paparashikuara që mund të dalin gjatë menaxhimit të situatës, përfshi edhe nevojat e shtabit emergjent komunal.

- Advertisement -

Më Shumë

Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur...

Nis Seanca për votimin e Qeverisë Hoti, Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë atë

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express. Seanca është duke...

Braktisja e Arsenalit, zgjedhja e Milanit dhe CR7: Bennacer në gjithë fushën

Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka zbuluar arsyen se përse braktisi Arsenalin për t’u transferuar tek Empoli. Algjeriani shkëlqeu në sezonin e tij të...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

Gjermani: 130 miliardë euro paketë stimuluese nga pasojat e Covid-19

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të...

Spanja pranon turistët e huaj nga 1 korriku

Spanja pritet që të  hapë dyert e saj për turistët e huaj nga 1 korriku. Ky sqarim vjen pasi Ministri i Turizmit fillimisht tha, të...

‘Jam gocë për shtëpi’, me leckë në dorë dhe duke kërcyer, Rike Roçi pastron shtëpinë

Edhe pse Rike Roçi ka preferuar që kohët e fundit të qëndrojë sa më larg ekranit, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale,...

Në Prizren vijnë në jetë 20 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Tërmet me magnitudë 3.2 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, raporton TCH. Saktësisht, tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter është ndjerë në orën 22:21. Mësohet...

Reperja shqiptare, imazh i ri i markës amerikane të veshjeve

Loredana është kthyer në një reperet më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, dhe jo vetëm. Së fundmi, reperja ka bërë me dije se...

UEFA me ide të re për Ligën e Kampioneve, finalja zhvendoset nga Stambolli në Lisbonë

Pas kalendarit të Serisë A, tani po pritet me interes edhe ai i Kupave të Europës, i cili do të përcaktohet në mbledhjen e...

Barcelona e shqetësuar, ja çka i ndodhi Messit në stërvitje

Sipas medieve në Spanjë, Lionel Messi ka pësuar një lëndim në fund të seancës stërvitore ditën e martë, ku i është nënshtruar menjëherë testeve...

BQK shtynë pagesën e kredive, s’duhet të ketë kamatë

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ditë më parë ka vendosur...

Seanca për votimin e Qeverisë Hoti mbahet nesër në ora 11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbajtjen e seancëes për...

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe...

Plaçkitet një shkollë në Prizren

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë të hënën në objektin e një shkolle në Prizren dhe kanë vjedhur pajisje shkollore. Kjo është bërë e...

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zliptok të Dragashit

Një person në fshatin Zliptok të Dragashit është dërguar pa shenja jete në spital. Ndërkaq vdekjen e tij Policia e ka konsideruar të dyshimtë. Sipas...

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Prizren: Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (Video)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit. Prokurori nga...

“Çfarë pamje”, Wanda Nara provokon fansat me postimin e fundit

Wanda Nara nuk mund të mos provokojë. Herë me deklaratat e saj në media, herë me postimet në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj...