13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ky është orari i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që personat mbi 65 vjeç mund të mund të dalin në ambiente publike në orët e hershme të mëngjesit nga ora 05: deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga 18:00 deri në orën 21:00.

“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Qeveria në mbledhjen e e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh në kuadër të masave mbrojtëse për të frenuar rastet në rritje me koronavirus.

Më Shumë

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Lajmet e Fundit