23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Presidenti para hyrjes në Speciale: Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja, ky është çmimi i lirisë

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00

Para pak çasteve, Presidenti Thaçi ka arritur pranë objektit të Prokurorisë së Hagës, ku është ftuar për intervistim pas dorëzimit të aktakuzës ndaj tij.

Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

“Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UÇK-së.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit, në të cilën ai dyshohet për krime lufte.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 31-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në stadiumin...

Lajmet e Fundit