16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit të hënën fillon Javën Ekologjike “Pastro Qytetin Tënd”

Komuna e Prizrenit të hënën fillon javën ekologjike “Pastro Qytetin Tënd” për të 20-tën herë me radhë.

Kjo javë ekologjike organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Në kuadër të kësaj jave organizohen aktivitete të ndryshme, ku janë të përfshirë institucionet shkollore, OJQ-të mjedisore, institucionet e tjera, shoqëritë civile dhe qytetarët.

Aktiviteti synon që të shtrihet në një zonë të caktuar në qendrën e qytetit ku do të pastrohen katër arteriet kryesore qe lidhen nga pika e Shatërvanit.

Gjatë defilimit do të bëhet pastrimi i mbeturinave, të cilat gjenden në rrugë dhe trotuare, ku si mesazh është pastrimi i hapësirave publike dhe sensibilizimi për një mjedis më të pastër.

Zona e synuar është ndarë në katër pjesë dhe pjesëmarrësit në aktivitet do të ndahen në katër grupe dhe do të kombinohen. Në çdo grup do të ketë pjesëmarrës të institucioneve të ndryshme dhe secili grup do të ketë rreth 25 aktivistë.

Më Shumë

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit