11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

LDK-ja në Prizren njofton për vdekjen e aktivistit të saj

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Shaban Bobaj, lajmin e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Prizren.

“Ikja e tij eshte humbje e madhe dhe do te le zbrazeti, jo vetem tek ju familja, por edhe ne shoqeri, miq e dashamire dhe ne komunitetin per te cilin ai kontriboi gjate gjithe jetes, ketu e ne Gjermani”, thuhet në njoftimin e partisë, transmeton Gazeta Express.


Njoftimi i plotë i LDK-së dega Prizren:

Me pikellim e morem lajmin se, Baca Shaban paska kaluar ne perjetesi.

Ikja e tij eshte humbje e madhe dhe do te le zbrazeti, jo vetem tek ju familja, por edhe ne shoqeri, miq e dashamire dhe ne komunitetin per te cilin ai kontriboi gjate gjithe jetes, ketu e ne Gjermani.

Veprimtaria e tij e bujshme per çeshtjen kombetare ne rrugetim te perbashket me vellezerit Gervalla dhe patriote te tjere, nuk do te harrohet kurre.

Baca Shaban do te mbahet mend edhe per pritjen dhe organizimin e ngjarjeve e aktiviteteve ne Gjermani, ku shpesh merrte pjese edhe Presidenti Ibrahim Rugova.

Ai beri e dha aq shume nga vetja per vendlindjen e tij, Korishen, Prizrenin e gjithe Kosoven.

E dashur familje Bobaj, ne emer te LDKs Prizrenit, ju shprehim ngushellimet e tona duke u lutur qe zoti tua lehtesoj dhimbjen e ta perballoni humbjen e me te dashurit tuaj.

Baca Shaban nuk ishte vetem i juaji, ishte edhe i yni dhe i gjithe Kosoves qe ai e deshti aq shume, prandaj ne te gjithe e ndajme dhimbjen me ju per humbjen e tij.

Shpirti tij i mire befte drite dhe u prehte ne paqen e pasosur.

Jetofte perjetesisht kujtimi per jeten dhe vepren e tij.

Më Shumë

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Dhimbja

Lajmet e Fundit