30.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Luftim apo lulëzim i nepotizmit?

Partitë politike po premtojnë se do ta luftojnë nepotizmin në institucionet e Kosovës. Këto premtime ato po i japin ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Fenomeni i nepotizmit vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe diplomatë ndërkombëtarë në Prishtinë se kanë ngufatur institucionet dhe ndërmarrjet publike më militantë partiakë dhe të afërm të familjes pa kritere punësimi.

Përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se është paradoks të besohet se nepotizmi mund të parandalohet nga subjektet politike që vetë e kanë instaluar nepotizmin në pozita vendimmarrëse dhe institucionet shtetërore.

Madje, ata konsiderojnë se ky fenomen do të “lulëzojë” me formimin e Qeverise së re, pasi partitë politike do t’u premtojnë punësim atyre që mund të sigurojnë me tepër vota.

Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP,në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shprehet skeptik në luftimin e kësaj dukurie nga subjektet politike në Kosovë.

“Nuk besoj se partitë politike që kanë qenë në pushtet kohëve të fundit të kenë ndryshuar qasjen aq shpejtë. Madje në Qeverinë në largim, kemi parë raste kur partnerët e koalicionit edhe haptazi kanë thënë se po të kenë mundësi do të punësojnë të gjithë bashkëpartiakët e tyre, duke e promovuar në këtë mënyrë nepotizmin apo klientelizmin. Dhe partitë tjera në qeverisje nuk janë distancuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndaj veprimeve të tilla”, tha Mehmeti.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, tha se nuk mund të luftohet nepotizmi nga ata që e kanë zhvilluar këtë fenomen.

Punësimi partiak apo në bazë të lidhjeve familjare në institucione dhe pozita udhëheqëse në ndërmarrjet shoqërore, ka shkaktuar dëme dhe rrezik, në tenderim, prokurim dhe kontrata favorizuese.

“Është paradoks të dëgjohet nga politikanë se do luftohet nepotizmi, kur politikanët janë personat kyç që kanë zhvilluar këtë dukuri. Ndërsa e keqja e këtyre punësimeve vërtet është e dhimbshme, sepse secila parti që vjen në pushtet largon stafin paraprak dhe punëson staf të ri”, tha Demolli-Nimani.

Mehmeti ndërkaq thotë se punësimi pa meritë dhe kualifikim arsimor, po ndikon në përfomancën e ndërmarrjeve dhe institucioneve në përgjithësi.

“Një qasje e tillë, që penalizon profesionalizimin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet publike. Madje po humb shpresat e te rinjve dhe po përçon mesazh se pavarësisht angazhimeve në studime dhe trajnime, pa përkrahje familjare, partiake apo klienteliste nuk mund të angazhohen në institucione publike”, tha Mehmeti

Se anëtarësia partiake është faktor me rëndësi për të siguruar ndonjë vend pune, konkretisht në sektorin publik, thotë edhe një qytetare nga Prishtina.

Besa Mustafa, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Besa shprehet se do angazhohet që të anëtarësohet në ndonjë parti politike, jo nga dëshira, por siç thotë, në mënyrë që të arrijë të punësohet.

“Nuk e përkrahi ndonjë parti politike në Kosovë. Por, jam e obliguar të anëtarësohem si të me jepet mundësia, për të gjetur një vend pune, pasi kam familje dhe kam nevojë për punë, pasi mendoj se ata që janë të inkuadruar në partitë politike kanë mundësi më të mëdha për punësim”, thotë Besa.

Edhe në hulumtimin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), të anketuarit besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë kritere më të dobishme për sigurimin e një vendi pune. /REL/

- Advertisement -

Më Shumë

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Rama apel qytetarëve: Ju lutem mbani maskat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues për COVID-19. Ai ka apeluar qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet...

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Ai përmes një postimi në...

Haxhi Shala: E refuzova postin e ministrit, për të votuar Qeverinë Hoti

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka treguar arsyen e daljes nga Nisma Socialdemokrate. Në emisionin Sonte në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti...

Dragash: Kryeministri Hoti premton mbështetje për prodhuesit

Gjatë një vizite nëpër bizneset e komunës së Dragashit, kryeministri Avdullah Hoti the se qeveria e tij është e përkushtuar që t’i mbështesë prodhuesit...

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Një zyrtare e lartë e aplikacionit të famshëm, TikTok, është kundërpërgjigjur ndaj planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e kësaj platforme në...

Sonte fillojnë inspektimet në Prizren, kush nuk respekton masat anti-COVID do të gjobitet

Inspektorati Sanitar dhe ato komunale sonte do të zhvillojnë një aksion për të parë nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura nga qeveria e...

Kosovarët që vetizolohen pas kthimit nga Shqipëria dhe vendet tjera fqinje, do monitorohen nga policia

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë propozuar masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Një nga to...

Përurohet objekti i zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë

Të martën është bërë përurimi i objektit të zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës Komunale në Prizren,...

LDK-ja akuzohet për privatizim të dialogut

Lidhjes Demokratike (LDK) që udhëheq me Qeverinë, i është vënë etiketa e “privatizueses” së përfaqësimit të Kosovës në valën e re të negociatave me...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Kryeministri Hoti rezulton pozitiv me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19. Ai...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në mëngjes në Prizren. Një person atje derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka...

Isa Mustafa mposht koronavirusin – rezulton negativ

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur që ta mposht koronavirusin. Këtë ai e ka bërë tëë ditur përmes një njoftimi në...

Dy mësime të arta nga Nënë Tereza

Rrugëtimin si misionare, Nënë Tereza e ka nisur në kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë, ka udhëtuar drejt...

Kuvendi mblidhet nesër, ka shpresë për shpërndarjen e parave të pakos emergjente

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të enjten, më 30.07.2020, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit. Ky është Propozimi i rendit të...

Lajmet e Fundit

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...