10 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Lumi ‘Mirusha’ depërton në shkollën e Burimit të Malishevës (Foto)

Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska.

Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë, thuhet në një komunikatë të Komunës së Malishevës.

Momentalisht, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.

Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës. /PrizrenPress.com/

Malisheve-vershime-zjarrfikesit

Më Shumë

G Bani lë shtëpinë e “Big Brother Vip”! Ja arsyeja

G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”. Në nisje të spektaklit, Ledion Liço ka hyrë në shtëpi,...

KQZ-ja del me të dhëna të reja për numërimin e votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë. Deri në...

Lajmet e Fundit