17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Aksion kundër keqpërdorimeve: Shkyçen 21 lidhje ilegale të ujit

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë së Ujësjellësit, Hidroregjioni Jugor kanë zhvilluar një aksion kundër lidhjeve ilegale të ujit, duke identifikuar dhe shkyçur 21 raste të keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë.

“Gjatë aksionit javor të ekipeve të Inspektoratit të Kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur 21 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, të realizuara nga konsumatorë të papërgjegjshëm: Prizren – 15 lidhje ilegale, Suharekë – 5 lidhje ilegale dhe Malishevë – 1 lidhje ilegale”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell PrizrenPress.

Hidroregjoni Jugor ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe se të gjitha rastet e identifikuara do të trajtohen me masa ligjore.

“Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në...

Lajmet e Fundit