12.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Mbi 148 mijë vetura të paregjistruara sfidojnë Kartonin e Gjelbër

Përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, po sfidohen nga dy probleme thelbësore. Së pari, Kosova nuk është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe së dyti, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të paregjistruara, të cilat janë edhe të pasiguruara në qarkullim, çka e bën të pamundur sigurimin e Kartonit të Gjelbër.

Kartoni i Gjelbër, vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj.).

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, tha se parakushtet tjera të kërkuara nga Këshilli i Byrove në vitin 2011, janë plotësuar qysh kur është dorëzuar edhe aplikacioni për anëtarësim.

“Mirëpo mosanëtarësimi në OKB vazhdon të na penalizojë në procedim të mëtejshëm në lidhje me pranimin e Kosovës në këtë Këshill”, tha ai.

Këshilli në atë kohë, rikujton Pushkolli, kishte kërkuar që Kosova të miratojë Ligjin për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia, themelimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Qendrës Informative si dhe Fondin Garantues në shumën prej 4 milionë eurosh, kushte këto që, sipas tij, janë përmbushur.

Por, përveç mosanëtarësimit të Kosovës në OKB, problem mjaft serioz, thotë Pushkolli, paraqet numri i automjeteve të paregjistruara. Ai kërkon përkushtim nga drejtoria e Policisë Rrugore të Kosovës dhe po ashtu edhe të institucioneve tjera shtetërore që kjo çështje të rregullohet si në vendet e Bashkimit Evropian.

Fokusi aktual i BKS-së është në uljen e këtij numrit të veturave të paregjistruara, pasi që paraqitet si një prej parakushteve teknike për anëtarësimin e Kosovës në sistemin e Kartonit të Gjelbër. Mirëpo, sipas BKS-së, për t’u arritur një gjë e tillë, duhet që përqindja të ishte jo më pak se 2 për qind e veturave të paregjistruara dhe pasiguruara. Aktualisht ky numër sipas BKS-së rezulton të jetë nga 35 deri në 50 mijë.

Edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku thotë se numri i automjeteve të paregjistruara përveç se paraqet problem në sigurimin e Kartonit të Gjelbër, paraqet rrezik serioz për jetën e qytetareve, pasi që automjetet e tilla nuk iu kanë nënshtruar fare kontrollit teknik si veprim i obligueshëm ligjor para regjistrimit të automjetit.

Prandaj, thotë ai, është e domosdoshme që institucionet e vendit, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të nxjerrë rregullore apo edhe udhëzime përmes së cilave kërkohet që qytetarët që nuk i përdorin veturat, t’i ç’lajmërojnë, derisa ata që i përdorin, t’i regjistrojnë ato.

“Për të sjellë rregull në këtë drejtim, praktikat ekzistojnë dhe ne vetëm duhet t’i marrin dhe t’i zbatojmë”, tha Mazreku.

“Drejtorati për Regjistrimin e Automjeteve në bashkëpunim me Policinë e Trafikut janë duke punuar në atë drejtim që për këto raste të aplikohen gjoba për pronarët e mjeteve që nuk e deklarojnë mjetin se ku ndodhet pasi t’i ketë skaduar regjistrimi”, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Numri i veturave të paregjistruara në territorin e Kosovës, sipas kësaj ministrie, është 148 mijë, kurse i veturave të çregjistruara 51 mijë. Ndërkaq, automjete të regjistruara, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë 356 mijë.

Sidoqoftë, deri tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetit dhe koha e qëndrimit në Kosovë.

Sipas të dhënave të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të hyrat nga primet e Sigurimit Kufitar për vitin 2019, kanë qenë rreth 7.7 milionë euro, kurse pagesa e dëmeve të paguara për periudhën e njëjtë rezulton vlerën prej 7.9 milionë eurosh. /REL/

- Advertisement -

Më Shumë

Kur pushon së dashuruari, vdes!

Alda Merini: Kur dashuron Përktheu: Natasha Lushaj Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me shpirt i mbarsur me çaste dashurie. Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje, s’është më dashuri nëse s’ke frikë mos...

Dështon sërish votimi për heqjen e homologimit të veturave

Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar heqjen e homologimit për veturat në seancën e së premtes, pikë kjo e cila nuk ishte miratuar  në...

Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” boksierit Krasniqi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur...

Për një javë, në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 u rrit për 300

Për gati 300 është rritur shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë në javën e fundit. Teksa 11 tetorin Kosova e mbylli me...

Veseli viziton disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren: Të konsumohen prodhimet vendëse

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar disa ferma të prekura nga pandemia në Prizren. Gjatë kësaj vizite, Veseli ka thënë se...

Zhgënjimi me njeriun dhe ëndrrat për atdheun ideal

Lidhur me librin “Përtej valës”, të autorit Prend Ndoja, botues SAS, Prishtinë, 2020 Shkruan: M.Sc. Enver Sulaj Vëllimi i dytë me poezi, “Përtej valës”, i autorit...

Tre anëtarë të një familje vdesin në aksident trafiku në Gjermani derisa po ktheheshin nga Kosova në Zvicër

Tre anëtarë të një familje nga Kosova kanë humbur jetën në Gjermani sot në një aksident trafiku. Ata ishin duke u kthyer nga Kosova ku...

Ky futbollist i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq direkt pas përfundimit të ndeshjes

Benjamin Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndehjes nga gjyqtari izraelit, Roei Reinshreiber, shkruan Insporti.com. Kololli me të përfunduar ndeshja nga...

Begolli: Kjo që ndodhi para ndeshjes Greqi – Kosovë ishte skandaloze

Përfaqësuesja e Kosovës i zhvilloi tri ndeshje në muajin tetor, duke humbur nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia si dhe duke barazuar me Greqinë...

Kritika të ashpra për Milot Rashicën nga mediat gjermane

Milot Rashica është kritikuar ashpër për paraqitjen e dobët në ndeshjen e parë për Werder Bremenin këtë sezon, saqë mediet gjermane e cilësuan si...

Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele. Ai ndalesën e...

Prizren, dështon seanca ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrant

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca hetuese e veçantë ndaj Faton Krasniqit, i dyshuar për kontrabandim me migrant. Shkak...

Prizren: Është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër të akuzuarve për veprën penale mashtrimi

Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, të cilit po akuzohen për veprën penale...

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin...

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës për zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për Politikë e Financa është vlerësuar si i kundërligjshëm nga...

Shkuan për t’u takuar – ministri Zemaj i përzë dhe i quan rrugaçë inspektorët Shëndetësorë

Një incident ka ndodhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë ndërmjet ministrit Armend Zemaj dhe inspektorëve shëndetësorë. Punëtorët e Inspektoratit Shëndetësorë shkuan sot në MSH për...

Lajmet e Fundit

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...