7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Mbi 50 raste nga pickimi i rriqrave në Malishevë (Video)

Mbi 50 raste të pickimit nga rriqrat janë raportuar në Malishevë, por asnjë rast nuk ka pasur me ethe hemorragjike. Ndërkaq, në fillim të muajit të ardhshëm do të filloj edhe procesi i dezinfektimit.

Me rritjen e temperaturave, kanë filluar edhe paraqitja e rasteve të para nga pickimi i rriqrave në Komunën e Malishevës.

Megjithatë, sipas shefit të shërbimit informativë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Malishevë, Shkelzen Sahitaj krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka një numër më të vogël të rasteve.

“Në muajin e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë rreth 100 raste, ndërsa tani ka gati përgjysmë më pak të pickuar pra rreth 55 raste”, thotë për RTV Dukagjinin, Shkelzen Sahitaj.

Në rënien e rasteve, sipas tij kanë ndikuar disa faktor.

“Njëri prej faktorëve kryesor për rënien e numrit të pickimeve është vetëdijesimi i popullatës. Numri më i lartë i të pickuarve ndodh kur moti është më i ngrohtë”, shton më tej Shkelzen Sahitaj, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës Liridon Hoti, thotë se në këtë komunë ka filluar të bëhet  repelimi i kafshëve, ndërsa nga muaji maj do të filloj edhe dezinsektimi.

“E kemi filluar me ligjërata në shkolla e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në terren. Ndërsa faza e dytë është repelimi i kafshëve, të cilat Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Liridon Hoti.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për mes një komunikate për media, ka bërë të ditur që deri tani nuk është shfaqur asnjë rast i dyshimtë me ethe hemorragjike. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit