8 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Mbi shqiptarin e vrarë në Cyrih ka shtënë e bija e tij 18 vjeçe

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar nga misteri.

Ndërkohë, sot autoritetet kompetente kanë dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit.

“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”. Kështu është shprehur prokurori publik të premten për emdiat zvicerane, shkruan 20minuten.

Se si ndodhi mosmarrëveshja saktësisht dhe në cilat rrethana 18-vjeçarja ka shkrepur plumbat tani për tani është objekt i hetimeve të mëtejshme

Vajza është arrestuar që atëherë. Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim për të në gjykatën e masave të detyrueshme. Tani ekiston prezumimi i pafajësisë për të.

Siç është shkruiar dje, policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.

Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital, transmeton albinfo.ch.

Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.

Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.

B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.

Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Pamje të reja të shkatërrimit pas tërmetit në Turqi ku vdiqën 12 persona

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës...

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme...

Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 orëve, 7 aktakuza kundër 11 personave

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale,...

Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues,...

Qeveria i reagon Serbisë: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve e institucionet demokratike

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas betimit të djeshëm në Kuvend të Serbisë të Qeverisë së re të këtij shteti. “Anëtarët...

Irfan Fusha dënohet me 500 euro gjobë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues ndaj Irfan Fushës, person përgjegjës i kompanisë “Abi Elif”, i akuzuar për veprën...

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin që ka ndodhur para afro 20 vitesh në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhur afro 20 vjet më parë në Prizren. Sipas Policisë,...

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me...

Mësohet se kur mund të rikthehet në fushë Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim në ndeshjen e zhvilluar kundër Liverpoolit, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë fushës...

Nis riparimi i lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të Malishevës

Fillimin e punëve në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve të kombit në Astrazup, Dragobil dhe Balincë, sot i inspektuan drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit,...

Rrëmbimi i Policisë

Pakkush besonte që në qeverinë Kurti shkarkimit do t’i shpëtonte ishdrejtori Rashit Qalaj. I njohur për afërsi me kundërshtaren e fortë të Vetëvendosjes, Partinë...

“Burdushi” nuk e pranon fajësinë për mashtrim dhe pasurim të kundërligjshëm deri në një milion euro

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, të premten, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Kongoli: Në vend të demokracisë me D të madhe, ndërtuam një karikaturë në demokraci

Shkrimtari Fatos Kongoli promovoi në Kalanë e Tiranës romanin “Stinë pandemie”. Autori përmes këtij libri të shkruar gjatë 7 muajve izolim u rikthehet ngjarjeve...

Lajmet e Fundit

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë 100 mijë euro në Krajk të Hasit, familja dyshon në të afërmit e tyre

Vjedhje e rëndë në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro. Nga kjo çantë u...

Rexhep Smajlaj-mjeshtër i vargut dhe fjalës së bukur shqipe

Besim Muhadri Po bëhen dhjetë vite që kur nga panteoni i letërsisë sonë u shua poeti Rexhep Smajlaj. Dhjetë vjet nga ikja e poetit, mikut...

Rreth 3 mijë punëtorë të Telekomit do të mbesin pa paga

Orarin e punës po e përfundon si zakonisht. Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet. Pagën mujore nuk do ta...

Berisha: Transferi prej 2 milionë eurove nuk ka mundur të bëhet vetëm nga një person

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”. Tema kryesore ka qenë skandali i vjedhjes së dy milionë eurove, që...

Policia siguroi faljen e Xhumasë në Bllacë të Suharekës

Banorët e fshatit Bllacë të Suharekës sot e falën namazin e Xhumasë nën përcjelljen e policisë. Gjithçka u bë për të parandaluar ndonjë incident...