13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mësuesi humbi jetën nga Covid/ Ja si e përjetojnë kolegët dhe nxënësit e tij ndarjen

“Duhet të mësojmë që të bëhemi dikush në jetë. “Këshilla që na jepte gjithmonë të bëhemi dikush në jetë”. “Të punojmë që të ecim përpara”

Përmes këtyre këshillave do të mbetet në memorien e nxënësve mësuesi i shkollës së mesme të fshatit Hudënisht të Pogradecit, Nardi Xhemollari, të cilin koronavirusi i mori jetën në moshën 47-vjeçare.

E prisnin të kthehej në mësim, por tavolina e tij ka mbetur bosh. Ndërsa këto janë detyrat që ai ka korrigjuar. Virusi i mori jetën për pak ditë, kolegët e tij dhe nxënësit janë të tronditiur.

Kemi keqardhje ishte ndër profesorët më të mirë që kishim”, thotë një nxënës.

“S’mund ta zëvendësojë askush”, thotë një tjetër.

“Në sallën e mësuesit karrigia e tij është bosh”.

“Shtangëm. Sikur na ra një rrufe. Ishte shembull i figurës së mësuesit”, shprehet profesori.

Drejtori i shkollës ‘Dëshmorët e Pojskës”, Alban Blaceri ka pasur njohje të vjetër pasi janë një brez dhe kanë ndjekur bashkë universitetin. Ai na tregon bisedat e fundit me të.

“Vetëm telefonata kam pasur. Më tregoi se kishte temperaturë në telefon dhe priste të bënte tamponin. Pas tre ditë më pas më tha po shtrohem në Sanatorium”, thotë drejtori.

Nardi ndante dhe batuta me kolegët.

“Bënte batuta për çdo situatë sikur i kishte të shkruara gati”, shprehet mësuesi.

“Mësimi s’më duket fare i vështirë thoshte si t’ja bëjmë problemeve familjare”, thotë një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle jep dhe një mesazh.

“Respektimi i masave në mënyrë rigoroze është shumë i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit të mësuesve nxënësve prindërve të tyre. Po punojmë të jemi shumë strikt në respektimin e masave’, thekson ai.

Në të gjithë vendin mbi 10 arsimtarë janë të infektuar nga Covid. Pjesa më e madhe e tyre janë karantinuar në banesa.

Mësuesi humbi jetën nga Covid/ Ja si e përjetojnë kolegët dhe nxënësit e tij ndarjen

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit