7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19.

Por, disa prej tyre pas më shumë se dy muajve kanë filluar t’i hapin ata.

E, një gjë të tillë do ta bënë edhe Shqipëria.

Për hapjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për shumë tema tjera për Front Online ka folur Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi .

Ai tha se hapja e kufirit ndërmjet Shqipëri-Kosovë do të bëhet më 1 qershor.

Minxhozi tha se pas hapjes së kufirit nga Shqipëria, presin që një gjë të tillë ta bënë edhe Kosova.

“ Më 1 qershor përfundimisht do të hapet kufiri në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, shpresojmë se edhe Kosova do të marr një vendim të tillë në mënyrë që të jetë reciproke, por ajo që është me e rëndësishme do të ketë një hapje graduale në Shqipëri, do të ketë të njëjtat sjellje si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe të anës tjetër të kufirit”, tha Minxhozi për Front Online.

S’do të ketë ngritje çmimesh për pushuesit në Shqipëri, por rregulla të reja në plazhe

Pandemia me Covid-19, bëri që shumë shtete të kenë humbje të mëdha në ekonomi, por kjo sipas Minxhozit, nuk do të ndikon që bizneset në Shqipëri t’i ngrisin çmimet gjatë kohës së pushimeve verore.

“Ngritje të çmimeve nuk do të ketë kemi siguri nga të gjithë operatoret, hotelet restorante nuk do të ketë ngritje të çmimeve edhe mjetet e transportit që shkojnë anasjelltas flasim për autobusit nuk do të jetë përgjysmë por do të jene 80 % d.m.th. nuk do të kenë humbje në këtë drejtim, nuk shohim arsyeje se në mjetet e transportit të ketë ngritje të çmimeve”, tha ai për Front Online.

Ambasadori Minxhozi për Front Online, tha se gjatë ditëve në vijim qytetarët do të njoftohen nga institucionet e shëndetësisë për rregullat e reja në plazhe të cilat duhet t’i ndjekin të gjithë ata që dëshirojnë t’i vizitojnë plazhet e Shqipërisë.

“Ne e kemi dhënë mesazhet tona që plazhi duhet të jetë i përbashkët si për Shqipërinë si për Kosovës si për të gjithë rajonet, por do të ketë masa më kufizuese se sa në kondita normale tani do të bëhen protokolle të veçanta  në ditët ne vazhdim çdo qytetar ose çdo vizitor do të jetë i njohur me to, është  e vështir të thuhet sa do të jetë distanca pasi  që janë gjëra që i përkasin institucioneve të shëndetësisë ti thonë ato”, tha Minxhozi për Front Online.

Kosova dhe Shqipëria e menaxhuan shumë mirë situatën me Covid-19

I pyetur se si është menaxhuar situata me pandeminë e Covid-19 nga të dyja shtetet, Ambasadori tha se kanë pasur menaxhim të mirë të kësaj situate.

Sipas tij, ky menaxhim i mirë është bërë falë bashkëpunimit që kanë pasur institucionet shëndetësore ndërmjet vete.

“Unë mendoj se në të dy anët e kufirit ka pasur një menaxhim të kënaqshëm të situatës së emergjente lidhur me Coronavirusin. Në Shqipëri ky proces ka filluar më herët në ditët, në javën e dytë të muajit mars ndërsa në Kosovë ka qenë një javë më vonë. Shqipëria ka qenë me masa më drastike në izolim, me ndalim qarkullimi, me izolim në shtëpia, duke lënë hapësirë vetë për disa biznese për të ushtuar aktivitetin. Në Kosovë ky proces ka filluar më vonë, ajo që është shumë e rëndësishme është që kemi arritur me një pikë që të dy shtetet, dy institucionet shëndetësore dhe gjithë organet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës kanë arritur që të kenë një situatë të kënaqshme për mbulimin e kësaj situate të vështirë”, tha Minxhozi për Front Online.

Ambasadori Minxhozi: Rreth 150 shtetas shqiptarë në Kosovë, asnjë nuk u infektua me Coronavirus

Minxhozi tha se nga 150 personat të cilët ishin në Kosovë asnjëri nga ta nuk ka qenë i prekur me COVID-19.

Ai tha se këta persona presin që të kthehen në Shqipëri gjatë ditëve në vijim.

“Deri tani asnjë nuk është prekur, sot që po flasim janë ende rreth 150 shtetas të Shqipërisë që kërkojnë të shkojnë në Shqipëri, por nuk ka pasur asnjë rast në Kosovës”, tha ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur se ku ka qëndruar gjatë kohës sa të dy shtetet ishin në karantinë, ai tha se ka qëndruar në Kosovës pasi që shqiptarët që ishin këtu kanë pasur në dispozicion ndihmën e Ambasadës.

“Unë kam qenë gjatë gjithë kohës në Kosovës, vetëm javën e kaluar kam qenë në Shqipëri dhe kam ndjekur këtë situatë nga afër sepse këtu kanë qenë dhe një numër qytetarësh nga Shqipëria të cilët kanë pasur asistencën e Ambasadës se si ta kalojnë këtë situatë pa probleme dhe ajo ishte e rëndësishme dhe nuk ka pasur asnjë problematikë dhe për qytetarët e Kosovës  të cilët kanë qenë në Shqipëri”, u shpreh Ambasadori Minxhozi për Front Online.

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit