12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Në Spitalin e Prizrenit, përurorhen pajisje në vlerë 300 mijë euro

Në Spitalin e Përgjithëm të Prizrenit, sot janë përuruar aparaturat e reja mjekësore, donacion nga Qeveria e Luksemburgut, në vlerë prej 300 mijë euro.

Në ceremoninë e?mbajtur, me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të?Kosovës, Basri Sejdiu, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për këto investime.

“ Pas investimeve të projektit KSV/017 për Programin Mbështetës për Shëndetësinë e Kosovës nga Qeveria e Luksemburgut,? vërehen ndryshime pozitive brenda? SHSKUK-së, në veçanti në Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit. Ne falënderojmë Qeverinë e Luksemburgut, zyrën regjionale dhe udhëheqësit e projektit që investuan në? infrastrukturë, pajisje mjekësore dhe konsulenca profesionale e segmente tjera”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Ai tha se shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje, me qëllim të përkrahjes së mëtejme për SHSKUK-në.

Ambasadorja e Qeverisë së ?Luksemburgut, Natacha Gomes, tha se?Qeveria e Luksemburgut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në realizimin e prorojekteve në Kosovë, si në pajisje dhe funksionalizim të shërbimeve në neonatologji, patologji dhe ngritje të kspaciteteve humane, menaxheriale dhe profesionale.

?“Një pikë e rëndësishme janë edhe planet strategjike? për Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit, dokumentet informuese, si dhe trajnimi i stafit? që kanë mundësuar ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarit. Ne do të vazhdojmë me përkrahjen për institucionet dhe shëndetësinë në në Kosovë” përfundoi Ambasadorja Gomes.

Në anën tjetër, Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, pasi ka falënderuar donatorët për përkrahje të vazhdueshme, shtoi se vlera e pajisjeve të pranuara është mbi 300 mijë euro.

“Me këtë përkrahje është rritur gama dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen” theksoi drejtori Avdaj.

Në fund të ceremonisë, Spitali i Prizrenit ka ndarë mirënjohje për drejtorin e SHSKUK-së, Ministrinë? Shëndetësisë dhe donatorët nga Qeveria e Luksemburgut.

Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: screen

Më Shumë

Lajmet e Fundit