30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Nervozohet skulptori pas kritikave për shtatoren e Skënderbeut: S’ia ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej

Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e cila u vendos në Prizren më 28 Nëntor, raporton Gazeta Express

Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Aliaj ka thënë se duhet para se skulptura të largohet, të verifikohet kualiteti i saj nga ekspertët e fushës.

“Para se me pas vendim me largu, është mirë me ardhë ekspertët e kësaj pune, të bëjnë përcaktimin detalisht, të vijnë të japin një përfundim. Para se me marrë një vendim të gabuar, kështu e kam përshtypjen”, thotë ai.

Madje, Aliaj shton se si dukej heroi kombëtar Skënderbeu nuk e ka ditur askush.

“Nuk e di që dikush ia ka pre kthizën Skenderbeut, e i ka këndu ninulla, as nuk e ka njoftë Naimi as Fan Noli. Unë e kam nxjerrë një Skendërbe tjetër, ashtu si mu m’u ka dokë që është dokë Skenderbeu”, thotë ai.

Aliaj në vazhdimësi ka bërë thirrje që skulptura të shihet nga afër.

“Jemi duke folur për një vepër arti të dedikuar heroit kombëtar. Janë mësu njerëzit me pa atë heroin që kanë mësu në shkolla, e janë vendosë buste. Unë jam shumë i sigurt, kushdo që ta sheh afër e di”, shtoi ai. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Lajmet e Fundit