16.9 C
Prizren
E enjte, 25 Shkurt, 2021

PDK-ja në Prizren kërkon rimodelim të shtatores së Skënderbeut dhe ndryshim të lokacionit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj dhe Eliza Hoxha, kanë kritikuar komunën për procesin në lidhje me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriot.

Totaj ka thënë se duke filluar nga vlera artistike e shtatores e deri te lokacioni ku komuna ka vendosur shtatoren e Skënderbeut, janë jo të denja për heroin tonë kombëtar.

“E para, lokacioni i përzgjedhur nuk është i denjë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut. Ai është i izoluar dhe shumë hapësirë e fshehur e qytetit. E dyta, për shkak të trafikut të dendur në atë rrethrrotullim ku është vendosur shtatorja, shumë lehtë mund të shkaktohen aksidente dhe rrezikohet jeta e vizitorëve të mundshëm. E treta, dega e PDK-së në Prizren përmes asamblistëve të saj në fazën e parë, para së të merret vendimi, ka tërhequr vëmendjen për lokacionin jo adekuat dhe ka kërkuar lokacion tjetër më të përshtatshëm por që është injoruar nga kryetari Mytaher Haskuka”, ka thënë Totaj.

PDK-ja në Prizren kërkon rimodelim të shtatores së Skënderbeut dhe ndryshim të lokacionit

Ai ka shtuar se pushteti lokal i Vetëvendosjes me kokëfortësinë e vet, duke injoruar tërësisht sugjerimet dhe rekomandimet nga qytetarët dhe opozita, po tregohet mospërfillëse edhe ndaj figurave të tilla të historisë kombëtare sikur që është Skënderbeu.

“Madje Haskuka u përpoq një ditë më herët nëpër studio televizive ta largojë përgjegjësinë nga vetja duke gënjyer publikisht se ai nuk ka qenë shumë në rrjedha për shtatoren sepse për pamjen e tij finale është përkujdesur një shoqatë e komuna ka caktuar veç lokacionin. Keqqeverisja përveç pothuajse të gjitha fushave tjera ku ka dështuar, shkon aq larg sa që tallet edhe me vet figurën e Skënderbeut e rrjedhimisht edhe me historinë e ndritshme kombëtare simbol i të cilës është vet Gjergj Kastrioti”, ka shtuar ai.

Totaj ka bërë të ditur se PDK-ja në Prizren do të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale ku do të kërkohet rimodelim i shtatores së Skënderbeut dhe ndryshimin e lokacionit, sepse figura e tij meriton lokacionin më të mirë të qytetit.

Ndërkohë, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se veprat e artit publik zakonisht janë produkt i relacioneve të pushtetit, relacioneve shoqërore, identitare të përmbledhura në reflektimin e kujtesës kolektive brenda strukturës hapësinore urbane.

“Si të tilla, këto projekte duhet të kalojnë nëpërmes një debati publik jo vetëm në raport me vet monumentin por edhe me vet lokacionin ku do të vendoset ajo. Andaj, për të pasur besimin e qytetarëve, arti publik duhet të synojë të përsosurën në aspektin e reprezentimit”, ka thënë Hoxha.

Sipas saj, vendosja e Skënderbeut në një rreth rrotullim, i pamundëson qytetarit prizrenas të jetë pranë tij, ta përjetojë atë pa zhurmë akustike dhe vizuale për shkak të kontekstit të dhënë.

“Përjetimi kryesor do të jetë nga makinat në lëvizje. Trajtimi i tillë i hapësirës urbane nuk prodhon asgjë më shumë se sa momente monumentaliteti për konsum ditor dhe konsum politik. Qasjet të tilla si këto kanë krijuar vazhdimisht hapësira monumentale të cilat nuk i ndjejmë si pjesë të jetës sonë të përditshme dhe i vizitojmë sa për të thënë e për të bërë një foto në ditën e caktuar”, ka shtuar deputetja Hoxha.

Më Shumë

Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL e UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajë sot seancën për dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Konferenca e Gucatit dhe Haradinajt...

Vjosa presidente, Albini kryeministër, Glauku kryeparlamentar

Kanë mbetur pak ditë deri në përfundimin e numërimit të votave me kusht dhe diasporës, proces i cili pritet të mbaroi deri të mërkurën...

Balje mbet jashtë Kuvendit: Lista Serbe bëri plan që t’i marrë 2/3 e krejt komuniteteve

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, po pretendon se Lista Serbe ka bërë plan që vota e komunitetit serb të shpërndahet edhe në komunitete...

Vetëvendosje siguron 56 ulëse në Kuvend pa votat e diasporës

Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku në listën e saj ishte edhe “Lista Vjosa” me disa deputetë. Sipas të dhënave të...

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm Policia e Kosovës ka njoftuar se një prej të arrestuarve në aksionin e djeshëm në...

Trashëgimia kulturore në Prizren vazhdon të përballet me sfida të shumta

Asetet e trashëgimisë kulturore në Prizren prej vitesh përballen me sfida të shumta, veçmas sa i përket ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të tyre. Të...

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme...

Xhaka që tani po mendon për sfidën e kthimit me Benfican

Granit Xhaka thotë se Arsenali do të japë gjithçka në sfidën e kthimit për të kaluar në rundin tjetër të Europa League. “Topçinjtë” barazuan 1-1...

Seedorf: Evropa nuk ofron shanse të barabarta për trajnerët me ngjyrë

Në futboll ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme, sidomos me fanellën e Milanit ku ka fituar tituj e Champions, megjithatë Clarence Seedorf nuk po...

Florian Marku vs Rylan Charlton

Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charlton në kategorinë welterweight, sot në mbrëmje nën eventin kryesorë të Josh Kelly-t kundër David Avanesyan. Sky...

Shkencëtari gjerman: Unë kam prova, virusi është bërë në një laborator

Shkencëtari gjerman Roland Wiesendanger pretendon se ka prova që koronavirusi nuk kaloi nga kafshët tek njerëzit, por që ai filloi në një laborator. Numri dhe...

Në cilësinë e dëshmitarit, flet koordinatori i inspektorëve në Prizren, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimit po gjykohet për korrupsion

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për...

Motër e vëlla gjenden në Prizren, mësohet arsyeja e daljes nga shtëpia

Një prind nga fshati Vranjak i Rahovecit i ka raportuar si të zhdukur në polici djalin dhe vajzën e tij. Fëmijët e moshës 13 dhe...

Trajneri kosovar me përvojë 30-vjeçare në Slloveni: FFK-ja po i degradon kuadrot

Jetën ia ka kushtuar futbollit, duke punuar për më shumë se 30 vjet në disa skuadra të Sllovenisë, shkolla të futbollit e ekipe të...

Prizren: Gjykata shpall fajtor të akuzuarin M.R. për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor të akuzuarin M.R., për shkak se në një market të këtij qyteti e ka thyer lokalin...

E mitura largohet nga shtëpia në Suharekë, ikën me një person tjetër

Ditë më parë është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe pas disa informatave nga familjarët dyshohet se ajo...

Lajmet e Fundit