27.7 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Opozita kërkon vëmendjen e pushtetit edhe për dëmet në Has të Prizrenit

Partia më e madhe opozitare në Prizren ka akuzuar drejtuesit e Qeverisë lokale dhe asaj qendrore për moskujdes ndaj trevës së Hasit, pas reshjeve intensive që kanë shkaktuar dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe amvisëri.

Sipas tyre, qytetarët e Hasit nuk e kanë merituar një trajtim të tillë nga pushtetarët e të dyja niveleve. Ndërsa zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se komisioni për evidentimin e dëmeve në bujqësi do të vizitojë këtë trevë gjatë ditës së shtunë, shkruan KOHA.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka shprehur qëndrimin se ekzekutivi lokal e qendror nuk kanë treguar kujdesin e duhur për Hasin në këtë situatë.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk kanë gjetur kohë ta vizitojnë edhe Hasin, pas motit me furtunë, që dy ditë më parë përfshiu edhe këtë rajon, duke shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, infrastrukturë dhe në ekonomitë familjare. Kurti dje ka qenë vetëm në Suharekë dhe Mamushë e Haskuka në Anadrini, shumë afër Hasit, por nuk e kanë parë të arsyeshme të dalin andej Drinit, meqenëse tash nuk është fushatë zgjedhore”, ka thënë Totaj.

Më Shumë

Prizreni ndan rrugët me trajnerin Samuel Nikaj

Prizreni ka ndarë rrugët me trajnerin Samuel Nikaj, duke e falënderuar me mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në historinë e...

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Lajmet e Fundit