6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve në Lagjen e Trimave, në përkujtim të 21 vjetorit të masakrës së Tusuzit, që njihet si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit gjatë luftës së fundit.

Aktiviteti përkujtimor i kësaj ngjarjeje u limitua vetëm me familjarët e martirëve, për shkak të situatës pandemike.

Kryetari Haskuka me këtë rast kërkoi drejtësi duke shtuar se edhe pse për këtë masakër ka pasur shumë dëshmitarë dhe dihen ata që i kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, 21 vite më vonë ende asnjë nga kriminelët nuk është përndjekur nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

“Për këtë masakër ka pasur shumë dëshmitarë dhe dihen ata që i kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, por 21 vite më vonë asnjë nga kriminelët nuk është përndjekur nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, si dhe nuk ka pasur drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre”, tha Haskuka.

Ai tha se qytetarët i rindërtuan shtëpitë e tyre të djegura, por nuk gëzuan të drejtën e viktimës që të shihnin kriminelët e burgosur.

“Me shpresë që këto krime dokumentohen dhe që institucionet e drejtësisë do t’i hapin rastet ndaj kriminelëve dhe sado pak të lehtësohen dhimbjet e familjarëve të martirëve që janë bazament i shtetit tonë”, tha ndër të tjera Haskuka.

Në masakrën e Tusuzit u vranë 27 martirë dhe u dogjën mbi 200 shtëpi nga kjo lagje.

Lavdi për të gjithë ata që u flijuan për liri!/PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit