-1.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Përkujtohet vrasja e dy fëmijëve në Dragobil të Malishevës, tri dekada më vonë askush s’është dënuar për këtë krim

Opinionisti Fitim Salihu ka përkujtuar dy fëmijë nga Malisheva që u vranë nga forcat serbe në prill të vitit 1989.

11 vjecarët Din dhe Arsim Paçarizi kishin qenë duke luajtur kur u vranë pikërisht dy javë para se të suprimohej autonomia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Opinionisti Salihu theksoi se edhe 31 vite pas kësaj vrasje, krimet e serbëve janë të pandëshkuara.

Reagimi i plotë i tij:

11 vjeçarët Din dhe Arsim Paçarizi kanë qenë nxënës të klasës së tretë të shkollës së fshatit Dragobil të Malishevës. Ishte 5 prilli 1989 dhe ata po luanin në fshat sikurse çdo ditë. Ishte ditë e mërkurë. Të nesërmen bëheshin fiks dy javë që Serbia me dhunë e tanke e kishte suprimuar autonominë e Kosovës.

Dini dhe Arsimi akoma nuk e dinin se çfarë ishte as autonomia, as republika. Ata dinin të luanin, ndonëse e nuhatnin se diçka e jashtëzakonshme po ngjante në vendin e tyre. Atë të mërkurë, një konvoj ushtarak serb stacionohet në vendin e quajtur Golesh, në të dalë të fshatit të Dinit dhe Arsimit. Duke bërë “manovra”, zunë të shtinin në drejtim të Dragobilit.

Dy 11 vjeçarët vriten dhe i ngel në gjysmë loja. Faji i vetëm i tyre? Ishin shqiptarë. Dhe kushdo që ishte shqiptar nuk e meritonte as të luante, as të rritej, as të shkollohej. Serbia kishte vendosur që Dini dhe Arsimi nuk meritonin as të jetonin.

Kësisoj – një dhjetëvjeçar para Abrisë, Rezallës, Bellacërkës, Poklekut, Studimes, etj. – Serbia po e dëshmonte se ish në gjendje të luftonte me tanke kundër fëmijëve dhe foshnjave. E, Dini dhe Arsimi u bënë paralajmërimi që hasi në vesh të shurdhër të kancelarive botërore për atë çfarë do të bënte Serbia vite më pas.

31 vite më vonë, krimet serbe ndaj fëmijëve, grave dhe burrave shqiptarë vazhdojnë të jenë të pandëshkuara. Në vend të kriminelëve serbë po gjykohen luftëtarët shqiptarë, moshatarët e Dinit dhe Arsimit që vendosën të kapnin pushkët e lirisë për ta ndalur vrasjen e Dinëve dhe Arsimëve të tjerë.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, 6 muaj burg për vjedhjen e veturës që kishte marrë me qira

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka dënuar sot me gjashtë muaj burg të akuzuarin B.B., për shkak të vjedhjes së një veture,...

Posta edhe me një kontratë të re për shërbim të dërgesave online ndërkombëtare

Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C. Kjo kontratë u nënshkrua në...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 126 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 152 pacientë, ku prej tyre pozitiv me Covid-19 janë 126 pacientë, ndërsa...

Dy të vdekur në Prizren, tre në Suharekë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të...

23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

Sot, bëhen 23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Haaland fiton çmimin ‘Golden Boy’ 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka fituar çmimin ‘Golden Boy’, si lojtari më i ri premtues në botë. Ky...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Pirlo: Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico

Alvaro Morata duket se ka rilindur. Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin. Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që...

Rozafë

M'i dhunove gjinjtë nën ftohtësinë e kullës me gur t'moçëm e me shaminë time t'kuqe lidhur fyti murgut i the t'ma pranonte vdekjen larg gjërave që m'i vodhe...

Prizren: Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit...

Dëgjohen gjashtë dëshmitarë në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë, për rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Komuna e Prizrenit kërkon leje tek pas ndërhyrjes joligjore në Shtëpinë e Shehzades

Autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore kanë konstatuar se Komuna e Prizrenit ka bërë ndërhyrje të paautorizuar në Shtëpinë e Musa Shehzades në Prizren, aset...

Policia në Prizren në aksion për respektimin e masave kundër COVID-19

Gjatë ditës së djeshme, duke u bazuar në vendimet e Qeverise për masat mbrojtëse kundër COVID-19, Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektorët Komunal...

Shkrimtari që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar. Ai kishte thënë: “Unë mund...

Revoltohen tifozët, e fusin drejtorin e stadiumit në kontenjer dhe e shëtisnin rrugëve të qytetit

Tifozët e skuadrës ukrainase të Desna kishin marrë punët në duart e tyre, duke vendosur që vetë ti qerojnë hesapet me drejtorin e stadiumit...

Ikballe Huduti: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi. Ikballja për publikun në Kosovë...

Lajmet e Fundit

Nis peticioni online i bizneseve: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19. Për këtë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

12 të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të...