7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Premtimi i Hotit për punëtorët shëndetësorë: Pagat e shtatorit i merrni me shtesa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, Hoti ka thënë se menaxhimi i pandemisë në Kosovës është bërë me protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane.

“Ju e dini çka ka ndodh me ligjin për paga, sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet pagën e shtatorit e marrin me shtesë, do ta marrin tërë kohën sa është pandemia, tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatu vendet evropiane”, ka shtuar ai.

“Ju e keni pa çka është duke ndodhur me rastet e reja edhe në Francë e Belgjikë, në këtë qeveri nuk e kemi liruar ekonominë, i kemi gjetë ato kapacitete shëndetësore që janë, çka po bëjmë është që të krijojmë kapacitete shtesë”, ka thënë kryeministri.

Ai ka thënë se rreziku është që të përhapet edhe më shumë virusi, tash pas hapjes së shkollave.

“Tash po i shohim rezultatet e një pune intensive, tash janë hapur edhe shkollat, rreziku që të përhapet rreziku është i madh. Jemi në këtë situatë që jemi nuk po mund të mbrohet as Franca as vendet tjera krahasuar me ne”, ka thënë Hoti.

Më Shumë

Lajmet e Fundit