24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Presidenti i FIFA-s e paralajmëron futbollin të përgatitet për më të keqen

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka paralajmëruar futbollin të përgatitet për më të keqen, por ka këmbëngulur se organi qeverisës i futbollit botëror do të bëjë gjithçka për të ndihmuar, pas pandemisë koronavirus.

Në këto kohëra sprove, me futbollin në gjithë botën që është pezulluar për shkak të përhapjes së pakontrollueshme të Covid-19, FIFA është duke i zbrazur xhepat për t’i ndihmuar organizatat e prekur ekonomikisht, transmeton Gazeta Express.

Por i pari i FIFA-s ka thënë se nuk mund të thuhet me siguri se kur do të rikthehet futbolli.

“Shëndeti vjen i pari, pastaj gjërat e tjera. Për menaxherët dhe të tjerët, të shpresojmë për më të mirën, por po ashtu të përgatitemi për më të keqen”, tha Infantio për La Gazzetta dello Sport.

“Pa bërë panik, ta themi qartë: do të luajmë futboll përsëri vetëm atëherë kur mund ta bëjmë pa ia rrezikuar shëndetin të tjerëve”, shtoi ai.

Më Shumë

Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell....

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Lajmet e Fundit