15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Prizren, 5 raste të reja me COCID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.315.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit