MASH zhvillon modul të ri për regjistrim të rasteve me koronavirus në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me përkrahjen e UNICEF-it, ka zhvilluar një modul të ri për regjistrim të rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19 të nxënësve dhe personelit arsimor.

MASH ka zhvilluar aplikacionin – Sistemi për regjistrimin e rasteve me COVID-19- me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale, informata të cilat do të lehtësojnë punën e task-forcave në nivel të shkollave, të komunave dhe të ministrisë për përcjelljen e procesit mësimor në kushte pandemie.

MASH ka kërkuar nga të gjitha shkollat, respektivisht DKA-të, që të raportojnë sa i përket situatës pademike në shkolla në baza ditore për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me koronavirus.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit