11.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Prizren/ E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Një ditë më pas, familja e tij po bëhej gati për ta kryer ceremoninë e varrimit të trupit të pajetë të Qorrit. Ai u vra me dy plumba, një në kokë e një tjetër në kofshë. Shala sipas organeve të hetuesisë, kishte të kaluar kriminale. Madje disa herë ai kishte qenë edhe në burg. Por, familja e të ndjerit shprehet e revoltuar për këtë veprim të organeve të hetuesisë. Ajo thotë se viktima është dashur të jetë në burg e jo në varr. Express ju sjell detaje nga Prizreni për këtë rast.

Në një shtëpi dykatëshe, në mesditën e së martës, kishte qëndruar Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur më ndryshe si Qorri. Ky person sipas zyrtarëve të policisë së Kosovës kishte të kaluar kriminale. Së fundmi ai po kërkohej nga hetuesia për një vepër penale ‘Tentim vrasje’ të cilën dyshohet se ai e kishte kryer para një jave (16 shtator).

Por derisa policia po e kërkonte për arrestim, 32-vjeçari me armë zjarri nga ambientet e shtëpisë së tij kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. E edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të të dyshuarit.

Ai u vra në vendin e ngjarjes me dy plumba. Një në pjesën e kokës dhe një tjetër në kërdhokull.

Për vdekjen e këtij personi dhe gjendjen në të cilën ai ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka folur për Express drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.

“Në ora 19:40 minuta të datës së djeshme është pranuar një pacient pa shenja jete. Lëndim me armë zjarri i regjistruar dhe konfirmuar nga mjeku kujdestar me plagë në kokë dhe në kofshën e majtë. Mjeku kujdestar për këtë rast e ka konfirmuar vdekjen”, ka deklaruar Avdaj për Express.

E Express sot gjatë ditës ka qëndruar në familjen e Besnik Shalës. Ata janë shprehur të revoltuar me zyrtarët policorë për mënyrën se si u vra Qorri.

“Mënyra se si u vra familjari jon është skandaloze. As në kohë të luftës nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka qenë zgjidhje vrasja. Ai (Besniku) ka qenë në burg. Pse nuk e kanë mbajt po e kanë lëshu meqenëse ka qenë kriminel?. E me ardh me gjujtë këtu e me na i terrorizua fëmijët kjo nuk është dashtë me ndodhë. Djali nevë na shkoj”, ka deklaruar për Express familja e të ndjerit.

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar për Express se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale. Ai akuzohej për dy tentim-vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se Qorri ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, si dhe dy granata dore. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pesë persona arrestohen pasi zihen në flagrancë duke vjedhur në Malishevë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur, të dielën në Malishevë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ata ishin zënë në...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për...

Vdes gazetari Ramadan Musliu

Në moshën 66-vjeçare ka vdekur gazetari Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet...

Ngritet memoriali i komandant “Drinit” në Prizren

Komandant "Drini" sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni. Veprën e Ekrem Rexhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit...

COVID: 5 raste të reja në Prizren, 5 në Rahovec dhe nga një në Malishevë dhe Suharekë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK...

Rrëmbimi i Policisë

Pakkush besonte që në qeverinë Kurti shkarkimit do t’i shpëtonte ishdrejtori Rashit Qalaj. I njohur për afërsi me kundërshtaren e fortë të Vetëvendosjes, Partinë...

Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues,...

Me argumente të fuqishme shkencore kundër të pavërtetave

(Vështrim për veprën Kërkime gjuhësore I dhe II, i autorit Shkëlqim Millaku. Libri u botua në Prizren, viti 2015 dhe 2019.Recensent i librit është...

Prizren: Shpallet fajtor Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues  ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Sipas aktgjykimi të...

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Apelon IKSHPK: Virusi është kudo, respektoni në mënyrë strikte rekomandimet kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po apelon tek të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen në mënyrë rigoroze, rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Sipas...

Ku qëndron Kosova me paga krahasuar me Gjermaninë, Zvicrën e Kroacinë

  Gjetja e një vendi pune dhe sigurimi i një jete më të mirë, janë ndër arsyet kryesore qe i shtyjnë kosovarët ta marrin rrugen...

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

Ka afro dy muaj, kur i pari i Shëndetësisë aprovoi kërkesën për importimin e tyre. E në mesin e këtyre medikamenteve, që në Klinikat e...

Lajmet e Fundit

Apelon IKSHPK: Virusi është kudo, respektoni në mënyrë strikte rekomandimet kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po apelon tek të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen në mënyrë rigoroze, rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Sipas...

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...