24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizren: Paraburgim të dyshuarit për sulm seksual ndaj 7 vjeçares

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit T.TH., nën dyshimet për veprën penale sulm seksual.

Sipas njoftimit të Gjykatës rasti ka ndodhur me datë 24 shtator, kur i dyshuari T.TH., ka shfrytëzuar momentin e fillimisht e ka joshur të dëmtuarën fëmijë e moshës 7 vjeçare, duke i thënë të shkojnë te shtëpia e tij, kinse për të riparuar biçikletën.

Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Prizrenit i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit, për të siguruar praninë e tij para organeve të drejtësisë dhe për të mos penguar hetimin e rastit.

Më Shumë

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit